1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dikur ka qenë më mirë - Sergej Lavrov ankohet për Perëndimin

23 Janar 2018

As në kohën e Luftës së Ftohtë Perëndimi nuk ka qenë kaq armiqësor ndaj Rusisë sa sot, ankohet ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov. Ka diçka të vërtetë në këtë, mendon Miodrag Soric.

https://p.dw.com/p/2rMku
Russland Sergei Lawrow bei seiner Pressekonferenz
Fotografi: Getty Images/AFP/Y. Kadobnov

Pyetje dretjuar radios Erivan: "Çfarë duhet të bëj, nëse papritur më humbet dëshira për të punuar?" Përgjigja: "Shok uluni me qetësi. E kjo do t'ju kalojë." Ministri i Jashtëm rus preferon të tregojë anektoda nga koha e komunizmit. Ndoshta e ka trashëguar këtë nga babai itij armen? Ndonjëherë këto shaka të ndihmojnë për të dalë nga situata e vështirë në parketin diplomatik. Por jo gjithmonë.

Aktualisht ai ankohet, që asgjë nuk ecën në politikën e jashtme. SHBA përpiqen ta ndëshkojnë Rusinë me të gjitha mjetet. Madje edhe në kohën e Luftës së Ftohtë disa gjëra kanë qenë më mirë.

I ashpër dhe gjuhëmprehtë

Deri më tani kreu i diplomacisë ruse nuk ka shprehur keqardhje. Përkundrazi. Sergej Lavrov mund të jetë i ashpër dhe gjuhëmprehtë. Ministrit të Jashtëm amerikan ai ia preu, refuzon të bisedojë me të, nëse kjo është në dobi të interesave të Moskës. Ndjenjat - përveçse kur bën shakak dhe tregon anektoda - Lavrovi nuk i shfaq: e rëndësishme është të mos tregojë dobësi!

Soric Miodrag Kommentarbild App
Miodrag Soric

Por aty ku Lavrovi ka të drejtë, ka të drejtë: Marrëdhëniet me Perëndimin kanë mbetur në vend numëro. Ajo çfarë e bën atë të reflektojë është, se nuk duket të ndryshojë gjë për një afat të parashikueshëm. Hija e luftës në Ukrainë po zgjatet gjithnjë e më shumë. E kjo bën që politikanë si Lavrovi në pjesën më të madhe të botës të gjykohen për paaftësi. Sepse është një gjë të shkosh në një konferencë si ajo në Mynih apo në Nju Jork. Dhe një gjë krejt tjetër është të kthehesh në Moskë me një rezultat - ose të paktën me një perspektivë për një rezultat në të ardhmen.

Nëse aktualisht në parketin diplomatik praktikisht nuk ecën asgjë, atëherë në pjesën më të madhe Kremlini duhet të mbajë vet përgjegjësi. Askush nuk e di më mirë këtë sa ministri i Jashtëm rus.

Çfarë e vështirëson edhe më shumë situatën, është gjendja e politikës së brendshme në Uashington. Në Kongres e kanë fjalën ata, që gjithmonë kërkojnë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë. Me këtë ata shkëpusin vëmendjen prej problemit të vet: një president në Shtëpinë e Bardhë, të cilit askush nuk i beson në politikën e jashtme - e aq më pak lidhur me temën e Rusisë. Trump nga ana e tij mund të bëjë, sikur do të lëshojë pe të paktën ndaj republikanëve, nëse ai i miraton sanskionet e mëtejshme. Senatorët si John McCain apo Marco Rubio duket se kanë ndjenjën, që mund ta venë në lëvizje presidentin. 

Sanksionet dëmtojnë më së paku SHBA-në

Nga këndvështrimi i Amerikës është më e leverdisshme që të shtrëngohet edhe më tej spiralja e sanksioneve. Sepse më së paku mund të preket prej tyre ekonomia e SHBA-së. Në radhë të parë ato që e vuajnë janë sipërmarrjet gjermane, vendet gjermane të punës dhe të ardhurat gjermane prej tatimeve. Në këtë drejtim amerikanët i ngjajnë një gjenerali, që i thërret për betejë aleatët, por trupat e veta i lë në kazerma.

Kjo politikë nuk do të funksiosnojë më përgjtihmonë. Ekonomia gjermane insiston që t'u jepet fund sanksioneve. Qeveria edhe për disa javë do të jetë e bllokuar prej bisedimeve për krijimin e koalicionit për qeverinë e re. Por pas këtaj shumë shpejt do të vlejë përparësia politike - e jo të pasurit gjithmonë të drejtë. 

Marrëveshja e Minskut ndërkohë e konsideruar prej të gjithëve si e dështuar është udhërrëfyese për paqen në Ukrainë. Rusisë duhet t'i jepen stimuj, për të qenë e gatshme për kompromise. Kërcënimet dhe sanskionet vetëm sa e ashpërsojnë gjendjen. E prej kësaj në fund humbasin të gjithë.