1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Historike dhe delikate - Marrëveshja mes Kinës e Vatikanit

25 Shtator 2018

Marrëveshja provizore mes Kinës dhe Vatikanit hap rrugën për një dialog të mëtejshëm. Një sipërmarrje e guximshme e Kinës, por hapi i duhur, mendon Christoph Strack.

https://p.dw.com/p/35QB0
Papst Franziskus I. (li) beim Gruppenbild mit chinesischen Gläubigen
Fotografi: picture-alliance/Pressefoto ULMER/A. Lingria

Është një hap historik. Një afrim në një valë përpjekjesh prej dekadash me ulje-ngjtije. Vatikani dhe Republika Popullore e Kinës kanë vendsour një marrëveshje për emërimin e ipeshkëve. 

Është, sikurse theksohet në titull, vetëm "e përkoshme". E kjo do të mbetet vetëm në nivelin diplomatike. Nuk është një konkordim zyrtar dhe nuk bëhet fjalë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, madje as për shkëmbim ambasadorësh. As nuk bëhet fjalë për çështje të diskutueshme si Republika e Tajvanit, që Vatikani e ka njohur dhe me të cilan mban marrëdhënie diplomatike. Tani për tani synohet vetëm që t'i jepet fund përçarjes së ipeshkëve në Kinë.

Ndarja në dy kisha qysh prej 60 vjetësh

Kundrejt Pekinit dhe Romës ky është një ndër kapitujt më të mëdhenj dhe më interesant të historisë së kishës. E rëndom edhe një dramë. Prej më shumë se njëmijë vjetësh. Një kapitull i përgjakshëm, më i përgjakshmi me mijëra viktima. Martirë. Kohët e lulëzimit në shekullin e 16 e 17 pas misionimit të nisur nga jezuiti Matteo Ricci (1552-1610) në Kinë dhe kohëve të përndjekjes mizorë, jo vetëm nën  Mao Zedong (1893-1976).  

alt - bitte stattdessen 43309813 verwenden
Christoph StrackFotografi: DW

Qysh prej 60 vjetësh ka tashmë një "shoqatë patriotike" besnike ndaj regjimit, por jo e pranuar nga Roma dhe një kishë në ilegalitet e njohur prej Romës. Por kjo nuk është një bardh e zi e thjeshtë. Prej disa pontifikatesh Vatikani herë pas here pranon ndonjë ipeshkv besnik ndaj regjimit. Në këmbim ipeshkv të veçantë të vendosur nga regjimi pranojnë lidhjen e tyre me Romën. Por megjithatë, presioni ndaj të krishterëve në ilegalitet dhe përndjekja nga shteti vazhdojnë. Në një vend, ku rregjimi i rreptë e perfeksionon gjithnjë e më shumë sistemit e vrojtimit me të gjitha mënyrat.

Në këtë kontekst është e qartë, që ndër 1,3 miliardë kinezët vetëm jetojnë vetëm pak katolikë, por sidoqoftë ata janë disa milionë të krishterë. Kush udhëton në Kinë dhe viziton atje një meshë kristiane, shprehet fillimisht i impresionuar prej vitalitetit të bashkësisë. Krahas etjes për mirëqenie materiale dhe modelit perëndimor shpesh flitet edhe për një bum të kërkimit drejt kuptimit (këtu përshtatet edhe fakti që të gjithë "ofruesit e religjonit") - jo vetëm ata të Kishës Katolike ndodhen njësoj nën presion masiv.

Rezistencë e antikomunistëve rigorozë

Prej disa vitesh të dërguarit e Romës - ndonjëherë edhe vet numri dy i Vatikanit, kardinali sekretar i shtetit Pietro Parolin negociojnë me partnerë të caktuar bisedimesh. E tashmë marrëveshja "e përkohshme". Diçka bie në sy: ndonëse Parolin të shtunën iu referua fillimisht kujdesit pastoral të Vatikanit për besimtarët në Kinë. Por më pas ai e quajti kërkesën "një horizont i paqes në një kohë, kur ne përjetojmë kaq shumë tensione negative në nivelin ndërkombëtar". Një botë në kohët e izolimit, të populizmit, në humbjen e multilateralizmit - Froni i Shenjtë kërkon lidhje në vend të përçarjes. E tashmë bisedimet do të vazhdojnë. Provizoren një ditë duhet ta pasojë një marrëveshje konkrete e zgjeruar. 

Kjo aleancë - është një hap historik. Por edhe një siëprmarrje e guximshme. Ajo është kritikuar jo vetëm prej antikomunistëve radikalë në SHBA (që prej kohësh argumentojnë kundër një afrimi të kishës botërore me udhëheqjen në Pekin). Por edhe kardinali i Hongkongut Zen, 86 vjeç i moshuar, një zotëri fisnik, e quan këtë një "tradhëti e pabesueshme", një "shitje e kishës në Kinë". 

Kjo tregon, se Vatikani hedh një hap, që lidhet me pritshmëri të larta dhe e detyron atë. Në kohët e izolimit dhe konfrontimit ai mbështetet tek dialogu. Kjo nuk është zgjedhja më e keqe.

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C