1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Konferenca që ia ka vlejtur të mbahet

Dagmar Engel29 Tetor 2014

Konferenca e Berlinit për Sirinë nuk pati angazhime konkrete financiare. Dagmar Engel përmend dhjetë arsyet, se përse konferenca për krizën e refugjatëve sirianë ka qenë e vlefshme.

https://p.dw.com/p/1Ddy7
Fotografi: picture-alliance/dpa/Thomas Imo

1. Jashtë rajonit katastrofa e madhe e refugjatëve kishte rënë pothuasje në harresë. Lufta e armatosur kundër milicëve terroriste të "Shtetit Islamik" i ka lënë në hije të gjitha lajmet e tjera.

2. Është bërë e qartë se jo vetëm situata e refugjatëve është dëshpëruese. Edhe vendet mikpritëse kanë nevojë urgjente për mbështetje.

3. Rrallë herë thirrja për ndihmë e shteteve fqinjë të Sirisë është bërë me kaq forcë dhe përqëndrim. Ministrat e Jashtëm të Libanit dhe Jordanisë kanë përshkruar në mënyrë dramatike situatën në vendet e tyre.

4. Është impresionuese, kur sheh se me çfarë sakrificash ndihmojnë këto dy vende të vogla fqinjët te tyre në nevojë

.

5. Nga ana tjetër është e turpshme për pjesën më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo rrit gatishmërinë për t'u angazhuar më shumë për të ndihmuar këto vende, që pranojnë refugjatë. Kjo mund të bëjë që infrastruktura dhe mirëqënia në qytetet dhe fshatrat, që u ofrojnë strehë refugjatëve, të zhvillohet më shpejt se në vendet e tjera në rajon.

6. Refugjatët sirianë nuk do të kthehen, për aq kohë sa ka luftë. Qeveria libaneze propagandon prej kohësh riatdhesimin në zonat e Sirisë ku luftohet më pak, por në këtë konferencë nuk mori mbështetje për këto plane, madje as nga Jordania.

7. Gjermanisë i njihet publikisht angazhimi për mbështetjen e refugjatëve. 70.000 refugjatë sirianë ka pranuar Gjermania deri tani, më shumë se çdo vend tjetër i Evropës.

Dagmar Engel
Dagmar EngelFotografi: DW/S. Eichberg

8. Fakti, që ky angazhim njihet zyratisht, shton trysninë mbi vendet e tjera të BE. Diskutimi për kontingjentet e refugjatëve rigjallërohet, dhe jepen paratë në dispozicion për ndihmat emergjente.

9. Gjermania jep 500 milionë euro shtesë për tre vitet e ardhshme. Investime do të bëhen në infrastrukturë, si për shembull në spitale, apo në furnizimin me ujë dhe shkollimin e fëmijëve. Ky shembull shpresojmë se ndiqeet.

10. Ata nuk kanë zgjidhje dhe e pranojnë këtë. Premtimet e kësaj konference për vendet, që presin refugjatë, janë në të njëjtën kohë edhe pranim i asaj se gjakderdhja në Siri do të vazhdojë. Në vetvete kjo do të thotë sinqeritet. Sepse zgjidhja politike kërkohet, por nuk duket në horizont.