1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Licencё pёr tё qёlluar

Dagmar Engel
3 Nëntor 2018

Nё luftёn elektorale pёr kongresin nё SHBA po rritet agresiviteti. Presidenti Trump kryeson e kёsaj here ai e tejkalon masёn: Me kёrcёnimin, se do tё pёrdorё armёt kundёr migrantёve, ai bёhet fajtor, mendon Dagmar Engel.

https://p.dw.com/p/37bGS
DW Dokumentationen USA - das Phänomen Trump
Fotografi: ORF

Unё isha betuar, qё tё mos indinjohem mё publikisht pёr ndonjё deklaratё tё presidentit tё SHBA-sё Trump. Indinjata e heq vёmendjen nga politika e qeverisё sё tij dhe ky ёshtё me sa duket pikёrisht qёllimi i shumё deklaratave tё tij nёpёr intervista, paraqitje elektorale apo nё twitter. Sot ёshtё ҁasti pёr ta shkelur kёtё betim. 15.000 ushtarё do tё dёrgojё Trumpi nё kufirin me Meksikёn, pёr t'iu kundёrvёnё tё ashtuquajturve karvanё tё migrantёve amerikano-qendrorё. Ai i ka thёnё ushtrisё, qё ushtarёt nёse qёllohen me gurё, duhet tё veprojnё njёsoj sikur migrantёt tё kishin armё.

Eshtё e pamundur ta mendosh, se numri gjigant disproporcional i ushtarёve tё SHBA-sё do tё qёllojё me armё zjarri ndaj migrantёve. Trupat lejohen vetёm ta mbёshtesin nё logjistikё policinё kufitare: Tё ndёrtojnё gardhe, tё vendosin ҁadra dhe tё venё nё dispozicion automjete. Por ato nuk lejohen tё hyjnё nё aksion direkt kundёr migrantёve apo t'i arrestojnё ato.

Modeli Trump

Trump madje as nuk e thotё eksplicit qё tё qёllohet ndaj migrantёve. Por ai u jep ithtarёve tё tij hapёsirё interpretimi – ashtu sikurse bёn nё shumё raste: Kur ai nё Montana feston sulmin e njё deputeti tё kongresit ndaj njё gazetari, nё mёnyrё implicite ai komunikon, se ёshtё nё rregull dhuna kundёr gazetarёve. Kolege dhe kolegё njoftojnё, se janё kёrcёnuar nё veprimtaritё elektorale tё republikanёve.

Gjatё njё fluturimi nga Teksasi nё Nju Meksiko njё burrё kap pёr gjoksi njё grua nё radhёn para tij dhe mё pas i referohet presidentit tё tij, qё ka thёnё, se ёshtё nё rregull t'i kapёsh gratё nё pjesё intime.  Presidenti amerikan thotё "unё jam nacionalist " e pastaj thotё, nuk ka qenё i vetёdijshёm, qё ky term ka kuptim racist. Por pёrkrahёsve tё tij nё skajin e djathtё ai sёrish u ka dhёnё njё sinjal.

Engel Dagmar Kommentarbild App
Dagmar Engel

Shkaktari  Trump

Do tё ishte e tepruar qё t'ia vije fajin vetёm Trumpit dhe fjalёve tё tij pёr bombat paketё, qё iu adresuan kundёrshtarёve. Ose pёr aktin terrorist tё Pittsburghut. Por tё shpikёsh njё kёrcёnim  ose tё mos e dёgjosh atё dhe njёkohёsisht ta pohosh dhunёn, madje ta nxisёsh atё – nё kёtё pёrzierje konsiston lejimi.

Nё rastin aktuaI ka njё leje jo pёr ushtarёt, por pёr pёrkrahёsit e Trumpit. Grupet e mёdha tё migrantёve – gjithsej rreh 7000 vetё ndёrkohё – janё ende larg nё jug tё Meksikёs. Por dita ditёs njerёzit pёrpiqen qё pёrmes kufirit nga Meksika tё hyjnё nё SHBA. Nёse njёri prej tyre qёllohet nga njё pёrkrahёs i Trumpit, atёherё Donald Trump, presidentin e 45 tё SHBA-sё, duhet ta vrasё ndёrgjegja. Ai mё 1 nёntor ka dhёnё licencёn pёr tё qёlluar ndaj migrantёve.