1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Obama europiani?

Gero Schliess26 Korrik 2015

Bitania e Madhe duhet tё mbetet nё BE. Vetёm kёshtu ajo ende mund tё luajё rol nё skenёn ndёrkombёtare, thotё presidenti Obama. Por nё kёtё kontekst nё radhё tё parё ai synon interesat e SHBA-sё, mendon Gero Schliess.

https://p.dw.com/p/1G4fm
PK Obama Cameron 16.05.2015
Fotografi: Reuters/L. Downing

.Ndokush ndoshta do tё fёrkojё sytё prej habisё: pёr njё kohё tё gjatё amerikanёt i shmangeshin Brukselit dhe nuk e pёrfillnin Bashkimin Europian. Por papritur presidenti i SHBA-sё shqetёsohet pёr unitetin e BE-sё. Ai i kёshillon britanikёt me theks tё veҫantё duke dashur t'ia fusё nё zemёr dhe duke u bёrё thirrje qё dhe tё mos i kthejё kurrizin klubit tё 28 vendeve. Nёse Obama apelin e tij tё pazakontё publik e ka bёrё kёtё pёr hir tё interesave tё veta, kjo mbetet tё shihet. Ndёrkohё qё menjёherё britanikёt skeptikё ndaj Europёs i kanё kёrkuar atij tё mos ndёrhyjё.

Qё ai nuk mund ta pёrfytyrojё Europёn pa britanikёt, kёtё presidenti i SHBA-sё e ka bёrё tё qartё shpesh herё. Megjithatё asnjёherё ai nuk ёshtё shprehur kaq hapur nё publik si tani. Mos vallё Obama papritur ёshtё bёrё njё europian i bindur? Apo vallё tani nё sfondin e pёrshkallёzimit tё krizave nё botё e ka kuptuar vlerёn e njё Europe tё bashkuar? Kjo ёshtё nё fakt vetёm gjysma e sё vёrtetёs. E vёrteta e plotё ёshtё: nё radhё tё parё ai synon interesat e SHBA-sё.

Frika e Obamas: britanikёt janё shumё tё dobёt

Nё Luftёn e Dytё Botёrore britanikёt dhe amerikanёt ishin aleatё tё ngushtё ushtarak. Edhe nё dekadat pas SHBA kishin besim tё plotё, se britanikёt pavarёsisht forcave tё dobёsuara nё rast nevoje do tё bashkoheshin nёpёr beteja.

Por tani nё Uashington po pёrhapet frika, se britanikёt kanё dalё jashtё lojёs sё forcave ndёrkombёtare: ndёrkohё janё shumё tё dobёt ushtarakisht, tё paralizuar nё politikёn e brendёshme dhe nё Europё nuk janё aspak nё qendrёn e fushёs sё forcave politike pёrreth Gjermanisё dhe Francёs.

Schliess Gero Kommentarbild App
Gero Schliess

Sa i pёrket tendencёs kjo analizё ёshtё e drejtё. Kursi i kursimeve tё viteve tё kaluara e ka kufizuar dukshёm aftёsinё e ndёrhyrjes sё ushtrisё britanike. Angazhimet e ngurta luftarake kundёrt tё vetёshpallurit "Shteti Islamik" nё Irak janё dёshmia e fundit pёr kёtё. Nё konfliktin me Rusinё nё valёn e krizёs sё Ukrainёs britanikёt as qё ndihen fare, si rrjedhojё ёshtё Gjermania shumё mё tepёr nё qendёr tё kёtyre zhvillimeve. Ngjashёm qendron puna edhe me menaxhimin e krizёs sё Greqisё.

Nёse dikur Britania e Madhe nёn kryeministra si Margaret Thatcher apo Tony Blair futej nё lojёn ndёrkombёtare edhe pёrtej kapaciteteve tё saj si nё Europё edhe nё botё, sot me David Cameron si kryeministёr ajo vepron nёn nivelin e mundёsive tё saj. Forcat e Cameronit absorbohen tёrёsisht nё politikёn e brendёshme. E nё kёtё mes ende synohet menaxhimi i luftimit tё pasojave tё krizёs financiare.

2016 ose 2017 pritet referendumi pёr BE-nё, atёherё kёrcёnon qё forcat nacionaliste nё mёnyrё tё pakontrolluar tё hapin njё epokё tё re. Njё gjё e tillё kёrkon angazhimin e plotё tё qeverisё dhe i le pak hapёsirё pёr rolin e deritanishёm Britanisё sё Madhe si njё komb nё botё. Kur parlamenti refuzoi angazhimin e aviacionit britanik nё Siri kundёr pozicioneve tё Shtetit Islamik, shumё nё Uashington e konsideruan kёtё si shkёputjen pёrfundimtare nga ky rol.

Nё tё kundёrt Obama pёrpiqet tani sёrish duke u pozicionuar pёr qendrimin e Britanisё sё Madhe nё BE. Me shkёputjen nga BE Britania e Madhe do tё humbiste dukshёm edhe mё tej vlerё jo vetёm si aleate e SHBA-sё, por edhe raport me Europёn.

Ura e Obamas pёr nё Europё

Britania e Madhe ёshtё njё urё e rёndёsishme pёr SHBA-nё nё Europё. Njё vend me tё cilin ndan shumё interesa. Janё britanikёt, ata qё vazhdimisht kanё mprehur vetёdijen pёr njё politikё tё angazhuar ndёrhyjeje tё jashtme dhe tё brendёshme dhe e kanё mbajtur gjithmonё tё gjallё atё. Po ashtu janё britanikёt ata, qё angazhohen pёr liberalizimin e tregjeve europiane dhe pёr njё tregti tё lirё botёrore. Nё kёtё kuptim ёshtё vёrtetё shteti ishull "partneri mё i mirё" i SHBA-sё, kёshtu ka thёnё Oabama. Pra s'tё habit fakti, qё ai nuk do tё preferonte tё hiqtё dorё nga ky partner.

Edhe misionet ushtarake nё vendet e krizave nё botё SHBA do tё preferonte mё mirё t'i realizonte bashkё me britanikёt. Sepse gjermanёt nё ҫёshtjet ushtarake konsiderohen ende si mjaft tё komplikuar. E ndёrkohё edhe francezёve normalisht mjaft kooperues nё Uashington nuk u besohet pa limit. Pёr kёtё arsye nё Uashington u prit mirё fakti, qё britanikёt buxhetin e shkurtuar tё mbrojtjes gradualisht kanё nisur ta rrisin dhe duan ta rishqyrtojnё misionin luftarak nё Siri.

Por edhe nёse kryeministri Cameron do t'ia dalё t'i bindё bashkёatdhetarёt e vet pёr tё qendruar nё BE: kjo do ta ngadalёsojё humbjen e peshёs sё Britanisё sё Madhe, por nuk do t'i sprapsё lidhjet tektonike tё pushtetit nё Europё. E me kёto lidhje ndёrkohё gjithҫka drejtohet nga njё vend - nga Gjermania.