1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Provë për sistemin presidencial turk

Reinhard Baumgarten22 Korrik 2016

Gjendja e jashtëzakonshme i jep Presidentit Erdogan kompetenca të gjera. Përpjekja për puç ishte një rrezik i madh për demokracinë, por kjo vlen edhe për atë që po ndodh tani, mendon Reinhard Baumgarten.

https://p.dw.com/p/1JTze
Türkei Türkischen Präsident Tayyip Erdogan bei der Pressekonferenz
Fotografi: Reuters/U. Bektas

Presidenti Erdogan merr atë që do. Për tri muaj ai do të ketë mundësi të drejtojë me dekrete fatet e vendit. Këtë ai ka kohë që e bën, por tani ai ka edhe bazën e nevojshme kushtetuese. Kjo ka rëndësi për të, prandaj ai kërkon me çdo kusht edhe një ndryshim të kushtetutës. Në të do të fiksohet edhe parimi i një sistemi presidencial.

Dëshira e fortë e Erdoganit për legjitimet demokratik

Ai e ushtron gjithsesi këtë pushtet presidencial dhe mund ta harronte këtë. Por një legjitimim demokratik i pushtetit të tij është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të. Prandaj ai nuk lë rast pa kujtuar se është presidenti i parë i zgjedhur direkt nga populli.

Erdogani dëshiron ta përdorë për provë gjendjen e jashtëzakonshme. Ai do të ndajë dhe të sundojë, përmes mënyrës së tij të sundimit ai do ta ndajë popullin edhe më fort në atë që janë për të dhe që janë kundër tij. Kjo është përvoja e ditëve dhe netëve të shkuara.

Reinhard Baumgarten
Reinhard BaumgartenFotografi: SWR/Kluge

Megjithë skepticizmin përballë Presidentit Erdogan nuk duhet harruar se në ç'situatë të rrezikshme u ndodh Turqia natën e puçit. Për shkak të shumë masave jodemokratike, Erdogani shihet pikërisht në Gjermani që në krye me mosbesim. Por sa më shumë hollësi bëhen të ditura për planet dhe synimet e puçistëve, aq më tepër bie në mendime. Një juntë ushtarake do të kishte sjellë shumë vuajtje në popull, do ta kishte hedhur vendin pas me vite, nëse jo me dekada.

Pas puçit nuk duhet të jetë para puçit

Turqia mezi i shpëtoi një katastrofe të mundshme. Nga ana tjetër tani duhet të sigurohet që pas puçit nuk është para puçit. Presidenti Erdogan nuk duhet ta përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për një "puç të bardhë" për të realizuar objektivat e tij. Puçistët u përgatitën gjatë për përpjekjen për puç. Por edhe më gjatë është përgatitur Erdogani për "spastrimin" siç e quan ai, të cilin e nisi natën e puçit. Fakti që sa thellë kishin depërtuar në ambientin e tij më të ngushtë mbështetës realë dhe të supozuar të Gylenit do ta nxisë edhe më tej dëshirën e tij për spastrime. Dhe në rastin më të keq, edhe paranoia politike e udhëheqjes turke, se ajo është e rrethuar nga armiq dhe komplotistë, do të nxitet edhe më tej.