1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sinjal ndaj kritikëve

Philipp Bilsky17 Prill 2015

Me shtatë vjet burg është dënuar gazetarja kineze Gao Yu. Një mesazh i qartë i autoriteteve kineze dhe një shembulll tjetër për sjelljen e Pekinit ndaj zërave kritikë, mendon Philipp Bilsky.

https://p.dw.com/p/1F9sc
Gao Yu
Gao YuFotografi: DW

Ndonjëherë në disa muajt e fundit ke fituar përshtypjen se qeveria kineze po e shtyn vendimin në "rastin Gao Yu". Dy herë është shtyrë vendimi - që për gjykatat kineze nuk ndodh rëndom. "Udhëheqja politike ende nuk ka vendosur”, thoshin gjykatësit në një bisedë jozyrtare. Optimistët e interpretonin këtë si një sinjal të mirë. Shpresonin se vendimi do të jetë më i butë. Por me lirimin e saj nuk ka llogaritur askush.

Bilsky Philipp
Bilsky PhilippFotografi: DW

Në prill të vitit të kaluar, gazetarja 71 - vjeçare u arrestua nga policia në Pekin. Akuza: tradhëtia dhe bërja publike e sekreteve të shtetit. Detaje konkrete për këto akuza nuk ka pasur. Dyshohet se akuzat ndaj Gao Yu kishin të bëjnë me të ashtuquajturin "Dokument Nr. 9". Një letër me të cilën qeveria paralajmëron nga influenca e Perëndimit. Nga demokracia parlamentare perëndimore, për shembull. Dhe nga liria e shtypit. Informacionet për këtë dokument janë botuar së pari në një faqe të huaj interneti e më pas edhe në faqe të ndryshme kineze.

Tani është marrë edhe vendimi: shtatë vjet heqje lirie për 71-vjeçaren. Gjykata në këtë mënyrë i dha të drejtë prokurorisë, me pohomin se Gao Yu " iu ka dhënë të huajve në mënyrë ilegale të dhënat sekrete të shtetit". Argumentet e mbrojtjes nuk kanë luajtur thuajse asnjë rol. Vendimi është një sinjal i qartë ndaj të gjithë kritikëve të politikës kineze.

Pekini ka vepruar shumë ashpër në muajt e fundit ndaj kritikëve. Rasti më i fundit: arrestimi i pesë feministeve të cilat kanë protestuar kundër ngacmimeve seksuale në autobusë dhe tramvaje. Aktivistet janë liruar me kaucion, por edhe më tej kërcënohen me aktakuzë. Ky rast duket absurd edhe për faktin që feministet angazhohen për më shumë të drejta të femrave, të cilat parashikohen edhe në programin e Partisë Komuniste. Por qeveria duket se ka vetëm një prioritet: shuarjen e çdo lloj proteste që në fillim.

Ka edhe shumë raste të tjera, si arrestimi i avokatit për të drejtat e njeriut Pu Zhiqiang. Në maj ai është akuzuar për "nxitje të trazirave". Pu Zhiqiang e ka mbrojtur ndër të tjerë edhe artistin Ai Weiwei. Apo dhe vendimi kundër akademikut Ilham Tohti në shtator. Ai është vlerësuar si një zë i matur i minoritetit të uigurëve në rajonin autonom Xinjiang në perëndim të Kinës. Tani është dënuar me burgim të përjetshëm.

Dënimi i gazetares Gao Yu përshtatet në këtë imazh. Duket qartë se qeveria kineze do të bëj të gjithça që ajo ka të mundshme për të evituar "ëndrrën kineze" të Xi Jinping. Hapësira për shpirtërat kritikë në Kinë është ngushtuar shumë.