1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: spiunët e kualifikuar

14 Prill 2016

Punonjës të shërbimeve sekrete hapin firma fiktive për mbulimin e aktivitetit të tyre. Sipas gazetës SZ* kjo shihet edhe në "Panama Papers". Alexander Andreev komenton anën e errët të "operacioneve të fshehta".

https://p.dw.com/p/1IUhm
Symbolbild Türspion
Fotografi: imago/Kraehn

Shërbimet sekrete në vendet demokratike kanë një mangësi të madhe: ndonjëherë për të mirën e përgjithshme atyre u duhet të shkelin ligjin. Jo vetëm ligjet e vendit "armik", por edhe ligjet e vendit të vet. Në të shumtën e rasteve kjo ndodh në të ashtuquajturat operacione sekrete, ku shkelen edhe ligjet, vendimet parlamentare apo edhe e drejta ndërkombëtare. Këtu bëhet fjalë për sabotazhe me motive politike, vrasje me porosi apo veprime që kanë të bëjnë me spiunazhin dhe analizën e të dhënave. Ndërkohë që shërbimet sekrete në vendet jo demokratike gjithësesi nuk i respektojnë ligjet apo mediat.


Aksionet e njohura sekrete

Një prej rasteve më të njohura është varsja me porosinë e Stalinit e Leo Trockit, në vitin 1940. Por operacionet sekrete pWrjetuan një bum në kohën e Luftës së Ftohtë. KGB-ja dhe shërbimet "vëllazërore" sekrete në Lindje i asgjësonin (edhe fizikisht) opozitat qytetare në shumë vende dhe instalonin qeveritë kukull të regjimit sovjetik, apo kanë vrarë disidentë si bullgarin Georgi Markov apo agjentin e dyfishtë rus Alexander Litvinenko. Por edhe shërbimet e kontrolluara nga një shtet ligjor, si CIA, kanë kryer shumë operacione sekrete: rënia e kryeministrit iranian Mossadegh apo e presidentit të Guatemalës Cosma, vrasja e Che Guevarës në Bolivi, atentatiet ndaj Castros në Kubë... Panama Papers na rikujton tani edhe aferën "Iran-Contra". Më 1986 CIA dërgoi armë në Iran, ndonëse ky vend ishte nën embargo, për të liruar pengjet amerikane në Liban. Ka dërguar para edhe për të financuar kryengritjen kundër qeverisë së Nikaraguas.

Andreev Alexander Kommentarbild App
Alexander Andreev


Kjo aferë sqaron edhe pasojat e problemit kryesor të shërbimeve sekrete në shtetet demokratike: kur e shkelin shtetin juridik në operacionet sekrete, ato nuk mund të financohen nga mjetet buxhetore. Ndaj detyrohet që ato shfrytëzojnë burime alternative. Në një seri televizive të BBC, të bërë sipas romanit të John Le Carré ("The night manager"), CIA dhe MI6 bëjnë tregti ilegale në shkallë të gjerë me armë. Ky është vetëm roman, por rasti i fundit i Panama Papers tregon edhe mënyrën se si mund të funksionojnë këto gjëra.

Pa shërbime të vetfinancuara!

Shërbimet në vendet jo demokratike merren edhe me gjëra të tjera: shitjen e drogës, armëve dhe thyerjen e embargove apo vjedhjen e teknologjive - kështu ka qenë edhe në kohën e KGB-së të Stasi & Co. Këto përvoja janë një paralajmërim i mirë se si nuk duhet vepruar. Në veçanti sot, kur mund të ketë keqpërdorime në emër të pastrimit të parave nga burime të dyshimta apo në emër të luftës kundër terrorizmit. Spiunë, që veprojnë për llogari të vet, nuk i duhet asnjë shteti demokratik.

*SZ, gazeta "Süddeutsche Zeitung"