1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: të trazuar prej të panjohurve

Casadevall Gemma Kommentarbild App
Gemma Casadevall
21 Dhjetor 2015

Pas zgjedhjeve parlamentare në Spanjë është tërësisht e hapur, se kush do ta qeverisë vendin në të ardhmen. Megjithatë qysh tani po duket një sinjal pozitiv. Spanjollët duan më shumë demokraci, mendon Gemma Casadevall.

https://p.dw.com/p/1HRCt
Infografik Wahlergebnis Sitzverteilung Spanisches Parlament 2015 Englisch

Për herë të parë prej dekadash Spanja në ditën e parë pas zgjedhjeve parlamentare zgjohet pa e ditur, se kush do ta qeverisë vendin në vazhdim. Që nga viti 1983 vazhdimisht ka ndodhur që njëra nga dy partitë e mëdha ka pasur shumicën absolute pas një zgjedhjeje parlamentare. Para katër vjetësh ishin konservatorët e "Partisë Popullore" (PP, "Partido Popular") me kryeministrin Mariano Rajoy në krye - me rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre. Tani PP nga 45 përqind ka rënë në 29 përqind të votave. Nga ana tjetër zgjedhësit nuk i dhanë vota për një shumicë parlamentare të aftë për krijimin e qeverisë as "Partisë Socialiste të Punëtorëve të Spanjës" (PSOE, "Partido Socialista Obrero Español"), ajo mori vetëm 22 përqind - pas kuotës 29 përqind, që kishte nga zgjedhjet e kaluara.

Fantazma e pamundësisë për qeverisje

I mundshëm do të ishte ndërkohë një koalicion me bazë të gjerë ose një konglomerat i përbërë nga PSOE, Podemos dhe të tjera parti të dala pas shkëputjeve në spektrin e majtë. Kjo për faktin, se as partnerët e mundshëm të koalicioneve nuk kanë marrë sa duhet mandate parlamentare për të kurorëzuar si kryeministër njërin prej kandidatëve kryesporë të dy partive të mëdha. Për PP do të ishte si partnere e mundshme koalicioni lëvizja liberal-konservatore Ciudadanos ("Qytetarët"), për PSOE lëvizja e majtë Podemos ("Ne mundemi"). Të dyja partitë janë të reja në pejzazhin politik të Spanjës dhe ato përfaqësohen për herë të parë në parlamentin kombëtar spanjoll - e madje me shumica të konsiderueshme mandatesh: 21 përqind për Podemos dhe 14 përqind për Ciudadanos. Fantazma e pamundësisë për qeveriesje, që qarkullonte qysh gjatë luftës elektorale, tashmë është bërë realitet.

Përvoja nuk mjafton

DW Quadriga 24.09.2015 - Gemma Casadevall
Gemma CasadevallFotografi: DW

Shmangia e kësaj fantazme do të kishte qenë detyra e 60 vjeçarit Mariano Rajoy, i cili e drejtoi partinë e tij PP për të katërtën herë në zgjedhjet kombëtare. Megjithatë përvoja e tij nuk mjaftoi për t'i bërë ballë këtij momenti, që solli në luftë elektorale tre sfidantët e rinj të tij. Kandidati 43 vjeçar i PSOE Pedro Sánchez është më i vjetri ndër ta. Por në radhë të parë kryetari i Podemos, 37 vjeçari Pablo Iglesias dhe Albert Rivera i Ciudadanos në moshën 36 vjeçare u futën në luftë elektorale me synimin që t'u japin fund raporteve të vjetra të pushtetit. E ata ia arritën këtij qëllimi.

Vota kundër korrupsionit

Në ditën e zgjedhjeve para katër vjetësh zgjedhësit e rraskapitur prej krizës i dhanë shumicën absolute një kandidati të PP-së, për të cilin e dinin se do t'i shkurtonte shërbimet sociale. Por pavarësisht shkurtimeve kriza ende nuk është kapërcyer. Sidoqfotë nuk është papunësia e lartë e vazhdueshme, që i kushtoi me vota Rajoy-t dhe PP-së së tij, por është seria e pafund e skandaleve të korrupsionit në "Partinë Popullore".

Edhe nëse ka pasiguri, që krijuan spanjollët natën e zgjedhjeve, ka diçka që ia vlen të theksohet, sepse ata dhanë një sinjal pozitiv: Shumë prej tyre e kanë dhënë votën kundër strukturave të kalçifikuara të partive të etabluara dhe për më shumë demokraci e shtet ligjor.

Ju mund të jepni mendimin tuaj në fund të këtij komenti. Ne i mirëpresim komentet tuaja!