1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Trump-i i vёrtetё

Michael Knigge
21 Dhjetor 2017

Reforma fiskale nё SHBA nёnkupton njё dhuratё tё paturpshme pёr tё kamurit dhe njё shuplakё pёr tё varfёrit, mendon Michael Knigge.

https://p.dw.com/p/2pj2L
USA - Präsident Trump - Jahresrückblick
Fotografi: Reuters/J. Ernst

Pas njё serie dёshtimesh republikanёt nё kongres mё nё fund ia dolёn tё shёnojnё fitoren e tyre tё parё me ligjin pёr reformёn tatimore.

Trump dhe partia e tij nё muajt e ardhshёm padyshim do ta festojnё kёtё si pёrmbushje tё premtimit tё tyre elektoral, qё do tё ndikojё pёr "ta bёrё Amerikёn tё madhe". Por e kanё gabim, ashtu sikurse tregojnё disa studime tё pavarura.

Nё fakt reforma fiskale nё radhё tё parё do tё pasurojё edhe mё shumё tё pasurit. Sipas njё studimi tё qendrёs sё pavarur Tax Policy Center nё vitin 2027, viti i fundit i reformёs, mё tё pasurit njё  pёrqind e popullsisё nё tё ardhmen do pёrfitojnё 82 pёrqind nga kursimet e taksave.  Arsyeja ёshtё, se shumica e rregullave tё tjera tё pёrfshira nё reformёn tatimore kanё njё afat mё tё shkurtёr. Por edhe sikur ligji me uljen e parashikuar tё taksave tё hyjё nё fuqi vitin e ardhshёm pёr tё gjitha shtresat, pesё pёrqind e amerikanёve do tё paguajnё mё shumё taksa se tani dhe ata qё do tё pёrfitojnё mё shumё janё tё pasurit.

"Obamacare" me shkurtime

Sidoqoftё nuk do tё ketё lehtёsime masive fiskale pёr sipёrmarrjet, tё pasurit dhe pёr familjen Trump. Njё pjesё shpesh e anashkaluar e reformёs prek shtresёn e nivelit mё tё ulёt tё mesёm dhe tё varfёrit, qё  gjithёsesi pёrfitojnё pak nga lehtёsimet fiskale. Njё element i rёndёsishёm i sigurimit shendetёsor "Obamacare" me kёtё reformё do tё shfuqizohet. Eshtё fjala pёr gjobat, qё duhet tё paguajё ai qё nuk ka sigurim shёndetёsor. Pa kёtё masё bonuset e sigurimit do tё rriten dhe sipas njё vlerёsimi tё kongresit  dhjetё milionё njerёz do tё dalin nga sistemi. Kjo do tё bёjё qё sёrish njё numёr i madh njerёzish tё jenё pa sigurim shёndetёsor duke e rrezikuar funksionimin nё pёrgjithёsi tё  "Obamacare". E pikёrisht shfuqizimi i sigurimit shёndetёsor  "Obamacare", qё pavarёsisht problemeve u ka mundёsuar sigurim shёndetёsor miliona amerikanёve,prej kohёsh ёshtё njё objektivi rёndёsishёm i republikanёve. Me reformёn fiskale ata i afrohen edhe mё shumё qёllimit  tё tyre.

Michael Knigge Kommentarbild App
Michael Knigge

Por ligji i prek qytetarёt  nivelit mesatar edhe nё njё formё tjetёr, qё shpesh nuk vihet re. Reforma fiskale, sipas vlerёsimeve, nё njё afat prej dhjetё vjetёsh mund ta rrisё me mё shumё se njё miliardё Dollarё deficitin buxhetor. Tё njёjtёt politikanё, qё qendrojnё pas ligjit tё miratuar tani, pikёrisht pёr kёtё arsye do tё thёrrasin tani pёr shkurtimin masiv tё shpenzimeve pёr tё ekuilibruar deficitin nё rritje. Por shkurtimi i shpenzimeve prek pikёrisht tё varfёrit dhe tё moshuarit.

Trump demaskon vetveten

Pёr Trump reforma fiskale do tё thotё edhe fundi zyrtar i rolit tё vetёshpallur si avokati i njerёzve tё thjeshtё. Tani mё nё fund kushdo e di se ku ndodhet vёrtetё Trump. Pёrkundёr retorikёs qё pёrdorin, tani del vёrtetё nё pah qё republikanёt kanё mbёshtetjen e koncerneve tё mёdha. Kjo nuk ёshtё gjё e re. Por ёshtё domethёnёse, qё republikanёt, tё cilёt dikur kanё qenё krenarё pёr disiplinёn buxhetore, tani e kanё injoruar kёtё virtyt dhe kanё miratuar njё ligj, qё do tё shtojё nё mёnyrё masive deficitin.

Tek e fundit ky ligj u kirjon njё avantazh demokratёve pёr zgjedhjet e ardhёshme pёr kongresin dhe ato presidenciale. Kyligj i dёmshёm mund tё shmanget sёrish me njё votim tё thjeshtё nё kongres. Se si do t'ia dalin dhe nёse do tё kenё vet njё plan realist  - kjo mbetet tani detyra e demokratёve, qё pas humbjes sё tyre ndaj Trump-it ende janё duke u marrё me rikuperimin e vetvetes.