1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Zelli për atmosferë apokaliptike

19 Janar 2016

Angela Merkel në shënjestër të kritikave në Gjermani! Jo vetëm nga CSU, por edhe nga partia e Merkelit, CDU po vijnë sinjale distancimi. Irrituese është veçse elegjia apokaliptike në media, mendon Christoph Strack.

https://p.dw.com/p/1HfmN
Berlin Bundeskanzlerin Angela Merkel
Fotografi: Reuters/F. Bensch

Sërish ajo shkon në Kreuth. Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëton të mërkurën për herë të dytë këtë vit në Wildbad Kreuth. Para dy javësh ajo vizitoi grupin parlamentar të landit CSU në Bundestag (për herë të parë si kancelare). Tani ajo merr pjesë në konferencën e fraksionit të CSU-së në parlamentin e landit bavarez (për herë të parë si kancelare).

Gjermania zien, po ashtu edhe shumë nga mediat gjermane - Më shumë se 1 milionë refugjatë në vend dhe gjithnjë e më shumë probleme, pjesërisht të parashikueshme, por edhe të papritura sa edhe tronditëse. Gjermania mprehet në dimensione të reja. Dhe në këto skenare katastrofash dhe apokalikpsi vringëllon një gëzim - sigurisht këtu vlen: Më mirë të kritikosh se të jesh në shënjestër të kritikave. Merkeli me "imperativin humanitar" që hapi kufijtë (gjermanë) për refugjatët është vendosur në qendër të kritikës. Por megjithë dramatikën e situatës, përmasat janë të habitshme.

Të gjithë kundër kancelares

Shembull i parë: "CSU e rrit presionin kundër Merkelit" titullin e përditshmja zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" por edhe shumë media gjermane. Korrekte do të ishte formulimi: "CSU vazhdon të bëjë presion si edhe më parë kundër Merkelit". Sepse asnjëherë nuk është shuar dëshira e kryetarit të partisë së vogël bavareze, Horst Seehofer për të zemëruar atë që për të mbeti e huaj, kryetaren e CDU-së, kjo megjithë një "samit paqeje" në vjeshtën e shkuar.

Pason shembull i dytë: "Edmund Stoiber kërcënon kancelaren", thuhet në Süddeutsche Zeitung". Edhe kjo të bën të tundësh kokën. Stoiber nuk përmendej aq nga gazeta liberale e majtë në vitet e fundit, vetëm në rastet e një humori të distancuar me të. Nga ana tjetër edhe dashuria e kristiansocialëve u ftoh pas kandidaturës së dështuar të Stoiberit për kancelar në vitin 2002. Të gjithë lejohen të kritikojnë, të gjithë kundër kancelares.

Kommentarbild App
Christoph StrackFotografi: DW

Kjo nuk do të thotë që nuk lejohen kritika dhe pyetje për kursin e Merkelit. Gjermania ka përpara një vit interesant politik, të ashpërsuar edhe nga ngjarjet dramatike në Natën e Vitit të Ri në Köln. Por që para ndërrimit të viteve ishte i qartë galopi politik i partive tradicionale - startimi në fushatë elektorale. Në më pak se dy muaj votojnë tre lande federale.

Kjo ditë mund të kthehet në një llogari të brendshme të CDU-së me kryetaren e partisë. Në këto kohë jo vetëm socialdemokratët përpiqen të forcojnë profilin e tyre. Po atmosfera e rënduar në fraksionin parlamentare mos është një mocion mosbesimi jozyrtar? Ajo mund të shihet si pasqyrim i atmosferës në popull. Por ajo tregon edhe nervozitetin e kritikëve. Për shkak të atmosferës në popull, por edhe për shkak të mungesës së një pasardhësi. Seehofer? Schäuble? Von der Leyen? De Maiziere? Jo.

Tani merret vendimi për epokën e Merkelit

CDU-ja e ka ngritur lart Merkelin në vitet e fundit. Europianja e madhe që mban Europën në kursin e duhur, ajo që zbuti krizën në Ukrainë, ajo që në vitin 2014 nga "Times" e Londrës dhe nga revista amerikane "Times" në 2015-n u zgjodh "Njeriu i vitit". Shumë nuk donin të shikonin se gjendja në vend po bëhej më e vështirë, edhe për të pranuar disa dështime. Që nga kostoja e shpëtimit të Greqisë deri tek shtyrja pa fund e një ligji për emigrimin.

Ky vit jo vetëm që do të vendosë për fatin e mëtejshëm të kancelares Merkel, por do të jetë një lloj gjykimi i përgjithshëm për të gjithë periudhën e saj si kancelare. Edhe shkuarja e Merkelit për herë të dytë në Kreuth e tregon këtë situatë vendimtare. Por asgjë nuk është vendosur. Edhe pse mediat dhe kritikët mezi e presin këtë.

Ju mund të jepni mendimin Tuaj në fund të këtij komenti. Ne e mirëpresim reagimin tuaj!

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C