1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë stanjacion i konfirmuar zyrtarisht

Benjamin Pargan13 Tetor 2014

Pas fitores së partive të vejtra nacionaliste vendi i vogël ballkanik Bosnje-Hercegovina do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë të mbetet zona problematike e Europës, mendon Benjamin Pargan.

https://p.dw.com/p/1DV2h
Wahlen in Bosnien-Herzegowina
Fotografi: Klix.ba

Një koleksion absurd çudishë politike, kësaj i shtohet edhe një listë e gjatë e dukurive shoqërore jashtë çdo logjike dhe arsyeje: Si vendi, ashtu edhe zgjedhjet. Kështu mund ta përshkruash konçiz situatën pas zgjedhjeve në vendin me strukturat më të komplikuara dhe më joefiakse të administratës dhe qeverisë në të gjithë Europën. Kështu p.sh. temat klasike të ekonomisë luajtën një rol sekondar në luftën elektorale e me sa duket edhe në votim. Ndonëse parametrat më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik janë si një protokoll katastrofash: kuota e papunësisë - në varësi nga cili burim - është rreth 30 deri në 50 përqind. Rreth 50 deri në 70 përqind të rinj janë papunë. Investimet e huaja direkte janë në stanjacion prej vitesh në nivelin më të ulët. Investitorët e mundshëm stepen prej administratës joefikase dhe të korruptuar, infrastruktura është e pazhvilluar.

Taktikë e kamufluar

E megjithatë politikanët e të gjitha grupeve të popullsisë - myslimanëve boshnjakë, katolikëve kroatë dhe ortodoksëve serbë - u kapën pas së ashtuquajturës karta etno-politike. Me këtë në mënyrë të rafinuar ata e orientuan vëmendjen e popullsisë tek taktika e sprovuar tashmë, por e padobishme dhe absurde, e luftës mes grupeve të veçanta të popullsisë. Për fat të keq shumë zgjedhës i shkuan pas kësaj taktike. Shumë prej tyre reaguan sërish më shumë si votues të seleksionuar etnikisht dhe më pak si qytetarë me të drejtë vote. Numri i atyre, që ndanin votat e tyre në kuadrin e seleksionuar etnik ishte mjaft i lartë. E për fat të keq vetëm pak ia dolën, që të kuptojnë fillimisht arritjet e deritanishme të partive dhe të votojnë vërtetë pa filtrin nacionalist.

Për këto arsye, por edhe në sfondin e pjesëmarrjes së ulët në votime me rreth 54 përqind, qytetarët me të drejtë vote në vendin e vogël europiano-perëndimor duhet të pranojnë tani disa kritika. Një ndër to është naiviteti politik, nacionalizmi i verbër dhe botëkuptimi i pazhvilluar demokratik. Tani për shumicën e zgjedhësve do të bëhet edhe më e vështirë, që ta paraqesin veten si viktima të politikanëve të korruptuar dhe të paaftë. Pas këtyre zgjedhjeve shumica e tyre janë kthyer në bashkëveprues. Sepse zgjedhjet në thelb kanë qenë të lira dhe korrekte, popullsia kishte mundësi të informohej gjerësisht dhe të vendoste e lirë. E megjithatë nuk është e drejtë, që faji për këtë stanajcion të konfirmuar zyrtarisht t'u ngarkohet vetëm zgjedhësve.

Deutsche Welle Bosnisch Benjamin Pargan
Benjamin ParganFotografi: DW/P. Henriksen

Marrëveshja e paqes si konstrukt i imponuar

Kuadrin mofunksionues shtetëror e ka kirjuar bashkësia ndërkombëtare me Marrëveshjen e Paqes në Dejton. Ndonëse me këtë në vitin 1995 iu dha fund luftës brutale mes grupeve etnike të vendit, ajo është krejtësisht e papërshtatshme për zhvillimin e mëtejshëm paqësor. Kjo kornizë imponuese e bazuar në proporcionin etnik është një pengesë për Bosnje-Hercegovinën në rrugën drejt një shteti normal dhe së paku ajo duhet përshtatur, nëse nuk mund të shfuqizohet plotësisht. Deri tani BE-ja në mënyrë demonstrative ka treguar pak interes për të qenë aktive në këtë çështje, edhe pse ky vend në këndvështrimin juridik ende vazhdon të jetë një protektorat i BE-së. Por në praktikë burokracia e Brukselit qëndron jashtë zhvillimeve politike në vendin e copëzuar. Ndoshta me shpresën, se zgjedhjet e lira e demokratike do të mund të japin një efekt shërues. Kjo shpresë tani në mënyrë të përsëritur pësoi zhgënjim. Të shpresojmë që s'do të duhet që vendi të zhytet në një destabilizim të plotë fetar, etnik apo ekonomik, në mënyrë që BE-ja të aktivizohet me seriozitet. Të zgjedhurit tani, por që janë po kuadrot e vjetra politike, me siguri që nuk do ta bëjnë këtë, sepse raportet kaotike nuk u shkojnë atyre përshtat me konceptin. Ato mund të vazhdojnë si deri më sot të pasurohen me perfiditet dhe me retorikën e tyre demagogjiko-nacionaliste t'i mbajnë zgjedhësit relativisht lehtë në hyqim e tyre.

Bosnje-Hercegovina pa mbështetje nga jashtë nuk do të gjejë rrugëdalje prej tollovisë, që është rrjedhojë e zhgënjimit, indinjatës, dëshëprimit dhe mjerimit ekonomik. Kjo përzierje sjell shumë rreziqe dhe ky vend i vogël ballkanik mund të kthehet në një problem të madh për Bashkimin Europian.