1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni: Hetimet kanë qenë të njëanshme

11 Gusht 2010

Komisioni qeveritar për personat e zhdukur nga Kosova, nuk i beson të dhënave të prokurorisë serbe sipas të cilave analizat nuk sjellin prova për varrezë masive në lokacionin e Rudnicës në jug të Serbisë.

https://p.dw.com/p/OiYU
Vladimir Vukcevic, i ngarkuar me hetimet
Vladimir Vukcevic, i ngarkuar me hetimet në SerbiFotografi: AP

Zyrtarë të komisionit qeveritar për persona të zhdukur nga Kosova, thonë se janë të bindur se në Rudnicë në jug të Serbisë ekziston një varrezë masive me trupat e rreth 250 shqiptarëve të vrarë gatë luftës së Kosovës. Kështu thotë për Deutsche Wellen Prenk Gjetaj, udhëheqës i këtij komisioni, pas njoftimeve të dhëna në prokuroria serbe për krime lufte se analizat e bëra deri tash nuk kanë sjellë prova që vërtetojnë ekzistencën e mundshme të varrezës masive në lokacionin e Rudnicës.

Megjithatë prokuroria serbe thotë se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me misionin evropian EULEX. "Është me rëndësi të theksojmë se hulumtimi ka qenë i njëanshëm, ne kemi qenë aty vetëm si vëzhgues dhe dyshimi për varrezë masive nuk është vetëm në oborrin e objektit të ndërmarrjes publike serbe, në Rudnicë por nën themelet dhe nën ndërtesën e ndërtuar pas luftës në Kosovë," thotë Prenk Gjetaj.  

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama