1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni i BE-së pret deklaratën e Turqisë për reformën e kodit penal

Bernd Riegert20 Shtator 2004

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Gynter Verheugen, në një intervistë për një gazetë gjermane në fundjavë tha, se BE-ja mund të bisedojë për antarësimin me Turqinë, vetëm nëse kjo e fundit do të zbatojë një reformë të plotë në kodin e vjetëruar elektoral. Reforma megjithatë lë ende mjaft për të dëshiruar, një arësye përse zëdhënësi i Verheugenit Zhan Kristof Filori e kërcënoi sërish Turqinë.

https://p.dw.com/p/ArGR
Rexhep Taip Erdogan dhe Gerhard Shrëder
Rexhep Taip Erdogan dhe Gerhard ShrëderFotografi: AP

Reforma turke javën e kaluar dështoi, sepse një pjesë e partisë në pushtet AKP insiston në penalizimin e tradhëtisë bashkëshortore. Kjo u kritikua ashpër nga BE-ja. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u shpreh hapur dhe në mënyrë të pazakontë duke e cilësuar këtë si ndërhyrje në punët e brendëshme të Turqqisë. Në një konferencë shtypi në Bruksel pas intervistës së fundjavës për një gazetë gjermane të komisionerit Gynter Verheugen, zëdhënësi i tij Zhan Kristof Filori deklaroi:

"Unë vetëm mund të përsëris atë që ka thënë zoti Verheugen: Komisioni do të bëjë të qartë, se bisedimet për antarësim nuk mund të fillojnë nëse nuk përfundon deri më 6 tetor reforma për kodin penal."

Më 6 tetor, pra pas dy javësh, Komisioni i BE-së do të japë rekomandimet e tij, nëse ka gjasa që të hapen negociatat për antarësim vitin e ardhshëm. Nisur nga fakti që shumë gazetarë këtë deklaratë të zëdhënësit të komisionerit Verheugen e cilësuan si kërcënim, Zhan Kristof Filori e korrigjoi atë më vonë. Në një deklaratë me shkrim ai thekson, se bisedimet për antarësim nuk mund të nisin pa reformën e kodit penal.

Vendimi për hapjen e negociatave pritet të merret në mes të dhjetorit në takimin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së. Komisioneri i zgjerimit Verheugen është i indinjuar për faktin që Turqia po dështon në finish duke e shtyrë një reforme të rëndësishme.

Nenin për penalizimin e tradhëtisë bashkëshortore verheugen gjatë vizitës së fundit në Ankara e quajti si një "shaka".

Komisioneri gjerman ndërmorri madje një hap të pazakontë duke thirrur në fundjavë në zyrën e tij, për t´i kërkuar sqarime, ambasadorin turk në BE. Kjo deklaratë nuk mbërriti në Bruksel deri mesditën e së hënës, deklaroi në konferencnë e shtypit zëdhënësi i Verheugenit.

Sipas një njoftimi të gazetës turke "Sabah" në grindjen mes Brukselit dhe Ankarasë po ndërmjetëson tani kancelari i Gjermanisë, Gerhard Shrëder. Ky i fundit, një ndër ata që preferojnë antarësimin e Turqisë, është përpjekur sipas këtyre njoftimeve, që t´i bëjë të qartë kryeministrit turk, se sa serioze është situata.

Kryeministri Erdogan ditën e enjte pritet në Bruksel në kuadër të një vizite të planifikuar prej kohësh në Parlamentin Evropian. Ka shumë të ngjarë që edhe komisioneri Verheugen të takohet me Erdoganin, gjë që më parë nuk ishte në plan.

Të shtunën Erdogan deklaroi, se nuk sheh ndonje problem mes BE-së dhe Turqisë. Diplomatët në Bruksel që janë skeptikë ndaj antarësimit eventual të Turqisë, dyshojnë ndërkohë në seriozitetin e qeverisë në Ankara për reformat.

Dy nga 20 komisionerët e BE-së, Franc Fishler dhe Fritc Bolkenstein, janë kundër negoicatave të antarësimit me Turqinë, sepse pranimi i këtij shteti të dobët ekonomikisht dhe të karakterizuar nga feja islame mund ta mbingarkojë BE-në.