1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komunisti Demetris Kristofias presidenti i ri i Qipros

Filaj-Ballvora, Vilma24 Shkurt 2008

Në bazë të rezultatit zyrtar pas votimeve të balotazhit të djelën (24.02) Kristofias ka marrë 53,36% të votave, sfidanti i tij konservator Joanis Kasoulides mori vetëm 46,64%. Por cili është presidenti i ri i Qipros?

https://p.dw.com/p/DCf5
Dimitris Kristofias (Christofias) me simpatizantët e tij gjatë një mitingu elektoralFotografi: AP

Kristofias und Kasoulides në raundin e mëparshëm të zgjedhjeve presidenciale patën një garë pikë më pikë. Që të dy kandidatët kanë premtuar ndryshimin e kursit të politikës së jashtme. Duke votuar ditën e dielë ata sërish theksuan, se do të ndërmarrin nismën për fillimin e bisedimeve për ribashkimin e ishullit Mesdhetar të ndarë qysh nga viti 1974. Kristofiasi e konsideron si të mundshme kapërcimin e ndarjes së ishullit mesdhetar dhe gjejtjen e një zgjidhjeje të drejtë. Partia e tij dhe vet Kristofiasi mbajnë kontakte të ngushta me pjesën turke të Qipros dhe me udhëheqësin e saj Mehmet Talat.


Temë qendrore e luftës elektorale ishte pikërisht kapërcimi i ndarjes së vendit. Ndryshe nga presidenti i deri tanishëm Papadopoulos, Kristofias premtoi në fushatën elektorale se do të ndërmarrë hapat për afrimin midis veriut dhe jugut të vendit: "Qëllimi ynë është, që vendin dhe popullin e prekur prej tragjedisë ta bashkojmë, në mënyrë që pjesa greke dhe ajo turke e Qipros të funksionojnë mbi bazën e një federate prej dy zonash dhe dy komunash, që të respektojnë dhe të garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që më në fund ne të mund të ndërtojmë së bashku Qipron e fatit dhe gëzimit."


Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në pjesën greke të Qipros, Dimitris Kristofias, përpara shtatë vjetësh u zgjodh si komunisti i parë në historinë e ishullit të ndarë president i parlamentit. Qysh në moshën 18 vjeçare ai është antarësuar në partinë komuniste "përparimi i popullit punëtor" (AKEL). Krisstofias ka studjuar në ish-Bashkimin Sovjetik e si rjedhojë ai flet rjedhshëm rusishten. Pas kthimit në Qipro ai nisi një karierë të rrufeshme politike fillimisht duke drejtuar organizatën e rinisë në parti dhe qysh nga viti 1988 ka qenë sekretar i përgjithshëm i partisë. Partia AKEL nën drejtimin e tij pati një organizim komunist centralist, ndonëse nga jashtë ajo është prezantuar si një lëvizje socialiste.