1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

120609 EU Integration

15 Qershor 2009

Sipas mendimit të BE-së një integrim i arritur duhet të gjejë shprehje në një pjesëmarrje në jetën ekonomike, shoqërore dhe demokratike.

https://p.dw.com/p/I9ww
Arzu Eksi nga Turqia, pjesëmarrëse e një projekti të BE-së për integrimin e grave myslimane dhe atyre nga vendet e BE-së
Arzu Eksi nga Turqia, pjesëmarrëse e një projekti të BE-së për integrimin e grave myslimane dhe atyre nga vendet e BE-sëFotografi: picture-alliance/dpa

Politika e integrimit është në thelb një çështje e vendeve anëtare. Dhe në vende të ndryshme konceptimi i saj është shumë i ndryshëm. Por qeveritë e vendeve anëtare janë të vendosura që për integrimin e të huajve të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë vazhdimisht përvojat. Përveç kësaj ato kanë rënë dakord për disa parime të përbashkëta bazë.

Integrimi është një proces reciprok

Kështu për integrim bëhet fjalë vetëm për ata njerëz, të cilët ndodhen në një vend të BE-së në mënyrë të ligjshme dhe duan të vendosen atje përgjithmonë. Veç këtyre dy kufizimeve integrimi është një proces reciprok, në të cilin kërkohet të veprojnë si emigrantët ashtu edhe shoqëritë pritëse. Integrimi do të jetë i sukseshëm nëse të dyja palët njohin njëra- tjetrën. Megjithatë sipas mendimit të shumicës së qeverive faji është pikësëpari në anën e emigrantëve, ministri i Brendshëm i Gjermanisë Wolfgang Schäuble e shprehu këtë gjatë takimit me kolegët e tij të BE-së:

„Në qoftë se një njeri nuk e di se ku jeton ose se ku shkon dhe nuk ka një minimum njohurish të gjuhës, atëhere ky njeri vërtetë nuk ka shanse të mira jetese.”

BE nxit integrimin me kurse gjuhe, masa politike dhe ligje kundër diskriminimit

Sipas mendimit të BE-së një integrim i arritur duhet të gjejë shprehje në një pjesëmarrje në jetën ekonomike, shoqërore dhe demokratike. Shtetet e BE-së e nxisin procesin midis të tjerash me kurse gjuhe dhe me masa politike punësimi por njëkohësisht edhe me ligje kundër diskriminimit. Edhe komisioni ka vendosur programe për nxitjen e integrimit duke u bërë jehonë projekteve të suksesshme që të shërbejnë si shembuj pozitivë.

Sulmet terroriste gotitje për integrimin

Por politika e integrimit evropian mori një goditje të rëndë sidomos pas sulmeve islamike në SHBA në vitin 2001 dhe disa vite më vonë në Evropë.

Që atëherë debatohet ashpër për limitet e gatishmërisë dhe aftësisë për integrim dhe duke iu referuar pikërisht të dyja palëve, si emigrantëve ashtu edhe shoqërive pritëse. Shumica e qeverive theksojnë tashmë më shumë se përpara kërkesën ndaj qytetarëve të rinj për të njohur dhe pranuar vlerat dhe ligjet e BE-së. BE-ja i përmbahet në thelb me vendosmëri objektivit për integrim, ndësa nuk e sheh si alternativë izolimin e palëve nga njëra-tjetra.

Modeli i integrimit evropian është vetë një model i madh integrimi

Mario Sepi, president i komisionit social dhe ekonomik evropian (një institucion këshillues i BE-së) e shtron pyetjen në një kontekst shumë më të gjerë:

"Modeli i integrimit evropian është një model i madh integrimi. Dhe nëse nuk jemi në gjendje që të integrojmë në Bashkimin Evropian të porsaardhurit, atëhere ne tradhëtojmë mesazhin tonë në mbarë botën. Kjo sepse mesazhi i BE-së për botën është procesi i integrimit kombëtar, social dhe ekonomik.”

Sepi e shpreh këtë në mënyrë shumë idealiste. BE-ja vepron në politikën e integrimit edhe në interes të saj. Kështu emigracioni dhe integrimi konsiderohen edhe si kontribut për zgjidhjen e problemit të shoqërisë evropiane në plakje.


Autor: Christoph Hasselbach/Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi: Pandeli Pani