1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferencës për Klimën i jepet edhe më shumë kohë

Barbara Wesel12 Dhjetor 2015

Shteteve u duhet më shumë kohë për të rënë dakord, shpresat për një përmbyllje të shpejtë në Paris pësuan një goditje. Konferenca për Klimën zyrtarisht u shty dhe do të vazhdojnë bisedimet.

https://p.dw.com/p/1HM8y
Frankreich Cop21 Klimagipfel in Paris - Protest gegen Total und Eni
Fotografi: Reuters/B. Tessier

"Asgjë nuk na ndalon! Një botë tjetër është e mundur", thërrisnin grupet e ambjentalistëve edhe të premten (11.12) para portave të sallave të konferencës. Por udhëtimi deri atje, si zakonisht, është i mundimshëm. Megjithatë në këtë Konferencë për Klimën disa gjëra ecin ndryshe nga zakonisht. Ndonëse në Paris nevojitet më shumë se nga sa ishte parashikuar, presioni i nevojshëm rritet në fund. Por nuk ka kontraktime dhe as inskenime dramatike. Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, edhe pse dukej i lodhur pas seancës që kish vazhduar deri natën vonë një ditë më parë, deklaroi (11.12) me ton të kontrolluar dhe të prerë, na nevojitet më shumë kohë: por "atmosfera është e mirë, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur". Kryesuesi francez i konferencës i ka frenat nën kontroll dhe lufton kaosin që kërcënon, duke vendosur një afat të ri: "Jam duke u përgatitur që nesër në mëngjes në orën 09:00 të paraqes një draft të ri të tekstit."

Frankreich Cop21 Klimagipfel in Paris - Laurent Fabius
Ministri i Jashtëm francez, Laurent FabiusFotografi: Reuters/S. Mahe

Bllokuesit duhet të rrëfehen

Fabius në detyrën e vështirë që ka gjen mbështetje nga të gjitha palët. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon ndërkohë zhvillon bisedime bilaterale me disa shtete, që vazhdojnë të bllokojnë. Ai gjen fjalë veçanërisht të ngrohta, për t'i inkurajuar drejtuesit e bisedimeve: "Unë përshëndes përpjekjet diplomatike të francezëve, qysh muajt e kaluar, e veçanërisht gjatë ditëve të fundit." Ai tha më tej, se ka përjetuar më parë edhe bisedime shumë të vështira, por në Paris janë më të vështirat. Francezët nga ana e tyre theksojnë edhe më tej, se duan një marrëveshje ambicioze. Ajo nuk duhet të bazohet në emëruesin më të vogël të përbashkët. "Për fat të keq në mbledhjen e fundit gjatë natës nuk ka pasur asnjë çast magjik", thotë një dipomat i OKB-së mbi rrjedhën e bisedimeve. Tani është mirë, që konferenca u shty zyrtarisht. Madje ka pasur disa orë kohë edhe për të fjetur, në mesditë vazhduan bisedimet, që ishin në një lloj procesi të ashtuquajtur si në kabinën e rrëfimit. Në këto bisedime partnerëve të veçantë të bisedimeve u bëhet një lloj masazhi individual i shpirtit, për të stimuluar gatishmërinë e tyre për kompromis.

Edhe presidenti Obama ndërkohë lidhet nga Uashingtoni dhe telefonon me presidentin kinez Xi, për ta inkurajuar atë të vihet në lëvizje. Ndonëse Kina në këtë Konferencë për Klimën është treguar shumë më konstruktive se në të kaluarën, sipas vëzhguesve, vendi i tij ende qendron në qendër të konflikteve thelbësore të pazgjidhura. Kina vazhdon të jetë në kategorinë e vendeve në zhvillim, që qysh pas Marrëveshjes së Kiotos e sheh veten të çliruar prej kostove dhe barrës së ndryshimit të klimës. Nga ana tjetër vendet e industrializuara nuk janë të kënaqura me ndarjen e vjetër të botës. Ato duan që ekonomitë në ekspansion duke nisur nga viti 2020 gradualisht t'i involvojnë në financimete detyrueshme. Për këtë vazhdojnë kontradiktat dhe kjo përbën një ndër pengesat në Paris.

Frankreich Klimagipfel in Paris Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-MoonFotografi: Reuters/S. Mahe

Objkektivi është i drejtë, por mungojnë mjetet

"Eshtë sikur ne të kishim vendosur, se në cilin kep duam të lundrojmë, por ende nuk kemi një parashikim të motit dhe as pajisjet, për të lundruar të sigurtë", kështu e përshkruan situatën Isabelle Autissier, e cila ka lundruar përreth botës me anije me vela dhe është presidente e fondit WWF (World Wide Fond) për Francën. Ajo e lëvdon tekstin e projektmarrëveshjes së paraqitur si ambicioz dhe se bisedimet janë në rrugën e duhur. Ajo e konsideron gjithashtu si një hap të rëndësishëm, që në projektmarrëveshje objektivi për klimën synon nën 2 gradë ngrohje e Tokës, e ndoshta do ta përcaktojë atë edhe me 1,5 gradë. Por përshkrimi i mjeteve se si synohet të arrihet ky objektiv, sipas saj është mjaft i vakët. Përmirësime duan ambjentalistët francezë edhe sa i përket zhdëmtimit të shumicës së vendeve të varfëra të prekura, si dhe për transparencën dhe finacimin e ndryshimit të klimës. Edhe në këta sektorë ka shumë pakorrektësi, sipas tyre. Autissier në përgjithësi vlerëson, se: "projektmarrëveshja e fundit ishte një punë e mirë dhe tregon angazhimin e fortë të drejtuesve të bisedimeve." Tani nuk duhet të neglizhohet dhe duhet të bëhën edhe më tej përmirësime.

Edhe të tjerë vëzhgues e vlerësojnë pozitive situatën. Studiuesi britanik i klimës Nicholas Stern dekalroi, se drafti është më i miri, që ai ka parë ndonjëherë në konferrencat për klimën. Nick Nuttall, zëdhënës i Sekretariatit të OKB-së për Klimën, vlerëson ecurinë e takimit me superlativa, veçanërisht duke e krahasuar me Konferencën e dështuar për Klimën në vitin 2009: "Në Kopenhagë bëhej fjalë për të shpëtuarr çfarë ishte bërë gabim." Edhe kryetari i konferencës Laurent Fabius në këtë fazë vendimtare të bisedimeve përhap optimizëm me doza të larta: "Ky do të jetë një hap i madh për të gjithë njerëzimin." Diplomati me përvojë megjithatë jep maksimumin e vet për ta bërë realitet këtë parashikim.