1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca e Libisë në Berlin po afrohet

14 Janar 2020

Gjermania dëshiron të ndërmjetësojë në konfliktin e Libisë brenda këtij muaji. Tashmë po përvijohet një datë. Palët e konfliktit po negociojnë në Moskë për një armëpushim në vendin e Afrikës së Veriut.

https://p.dw.com/p/3W8vK
Libyen Kämpfe | Kämpfer von General Khalifa Haftar
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Doma

Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron të mbajë në janar në Berlin një takim të nivelit të lartë për konfliktin në Libi. "Përgatitjet për një konferencë të tillë po vazhdojnë," tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. Ajo që diskutohet është që takimi të zhvillohet të dielën e ardhshme, më 19 Janar. Edhe për këtë datë ka bisedime në zhvillim e sipër, por ai nuk mund ta njoftojë zyrtarisht datën për momentin, tha Seibert. Qeveria federale do ta informojë publikun sapo të përfundojnë përgatitjet, tha ai. 

Sipas transmetuesit CNN Türk, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të udhëtojë të dielën e ardhshme për të ashtuquajturin Proces të Berlinit në kryeqytetin gjerman. Merkeli dhe Erdogani folën në telefon për Libinë të dielën në mbrëmje. Edhe Rusia i mbështet përpjekjet e ndërmjetësimit të Gjermanisë.

Negociata në Moskë

Ndërkohë, dy kundërshtarët libianë, kryeministri Famet al-Sarraxh dhe gjenerali Chalifa Haftar, ndodhen në Moskë për të negociuar për kushtet e një armëpushimi zyrtar. E paqartë është nëse ata flasin me njëri-tjetrin personalisht.

Edhe ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Turqisë, si dhe diplomatë të tjerë të rangut të lartë nga të dyja vendet, kishin njoftuar pjesëmarrjen e tyre përpara se të fillonte takimi.

Natën duke gdhirë e diela hyri në fuqi një armëpushim i përkohshëm, për të cilin Haftari pati rënë dakord papritur. Të dyja palët megjithatë e akuzuan njëra-tjetrën që të dielën për shkeljen e armëpushimit.

Kombibild - Putin, Khalifa Haftar, Fajis al-Sarradsch

Presidenti francez Emmanuel Macron tha pas një telefonate me homologun e tij rus Vladimir Putin se një armëpushim "duhet të jetë i besueshëm, i qëndrueshëm dhe i verifikueshëm".

Luftë me përfaqësim në shkretëtirë

Që nga rrëzimi i sundimtarit afatgjatë Muammar al-Gaddafi në vitin 2011, Libia nuk gjen qetësi. Gjithmonë ka fronte që ndryshojnë në luftën civile. Që prej pranverës së vitit 2019, Haftari me Ushtrinë e tij të vetëshpallur Kombëtare të Libisë, shënoi përparime të konsiderueshme në terren, duke e vënë në vështirësi gjithnjë e më të mëdha qeverinë në Tripoli, të njohur nga Kombet e Bashkuara.

Haftari ka donatorë dhe furnizues të fuqishëm si Rusia, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pas vetes. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron konsiderohet si mbështetës i Haftarit, gjë që deri tani e ka bërë të pamundur që BE të ketë një pozicion të unifikuar.

Erdogani, nga ana tjetër, mbetet besnik i qeverisë Sarraxh, me të cilën Turqia sapo nënshkroi një kontratë për privilegje për naftën në Mesdheun lindor; edhe ish-fuqia kolonizatore Italia është në anën e qeverisë së Tripolit. Megjithë kritikat ndërkombëtare, Turqia ka vendosur të dërgojë ushtarët e saj në Libi.

hk/ehl (dpa, rtr, afp)