1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca për Holokaustin në Iran vetëm provokim?

Peter Filip12 Dhjetor 2006

Shoqëruar me kritika ndërkombëtare në Teheran nisi të hënën më 11 dhjetor punimet konferenca e qeverisë iraniane për Holokaustin

https://p.dw.com/p/AqyJ
Iraniane që shikon fotografitë e një ekspozite për Holokaustin në Teheran, 12 dhjetor 2006
Iraniane që shikon fotografitë e një ekspozite për Holokaustin në Teheran, 12 dhjetor 2006Fotografi: AP

Konferenca e diskutueshme u inicua nga presidenti Mahmud Ahmedinexhad, i cili e quan përrallë vrasjen e miliona hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë takimit dyditor diskutohet për çështjen, nëse ka ekzistuar Holokausti. Në konferencë sipas të dhënave të organizatorëve janë të pranishëm rreth 67 pjesëmarrës nga 30 vende.

Por sipas ekspertit të Deutsche Welles për Lindjen e Mesme Peter Filip ky është një provokim pa bazë.

Autoritetet iraniane ditët e fundit kanë revanshuar me një goditje të re ndaj lirisë së internetit duke u bllokuar aksesin kritikëve të regjimit, po ashtu edhe aksesin në ofertat e filmit dhe të enciklopedisë së lirë Vikipedia. Në kundërshtim makabër me këtë është edhe ajo që është deklaruar zyrtarisht në Teheran gjatë konferencës për Hoklokaustin: të gjithë shkenctarëve në botë duam t´u japim mundësinë që të thonë gjëra mbi Holokaustin, të cilat ato nuk lejohen t´i thonë në vendet e tyre.

Por këta të vetëshpallur "shkencëtarë" të mbledhur në Teheran janë anëtarët e cirkut endecak të kundërshtarëve të Holokasutit, të cilët nuk merren askund seriozisht. Sa keq qenka katandisur presidenti iranian, i cili gjen mbështetje në qarqe të tilla për të shpalosur qëllimet e veta politike. Kushdo që interesohet për historinë në Iran e di, se dyshimet e Ahmedinexhadit ndaj Holokaustit janë një provokim i pabazë. Këtu nuk kemi të bëjmë me zbardhje historike, por vetëm synohet që Izraeli të demaskohet si një produkt i pajustifikueshëm i gënjeshtrës së genocidit e me këtë të tërhiqet më shumë vëmendja ndaj kërkesave të tij për zhdukjen e Izraelit.

Kushedi se sa mirënjohës u është Ahmedinexhadi edhe atyre pak hebrejve ultrakonservatorë, të cilët ndodhen si pjesëmarrës në sallën e konferencës. Por ai nuk e kuptoi se pikërisht këta pjesëmarrës demaskuan stretagjinë e errët të organizatorëve: Ndonëse nuk e përgënjeshtrojnë Holokasutin, ata theksojnë kundërshtimin e tyre ndaj shtetit të Izraelit. Shteti hebre sipas bindjes së hebrejve ultrakonservatorë duhet të krijohet vetëm pasi të ketë mbërritur Mesiasi. Por Mesiasi ende vazhdon të pritet.

Por pavarësisht nga vetëdija e plotë e tij si i dërguar, Mahmud Ahmedinexhadi nuk është Mesiasi. Ai dëmton Iranin me kursin e tij, ai i zhyt iranianët e arsyeshëm edhe më shumë në dëshpërim dhe diskretiton njerëzit në botën e jashtme që angazhohen pë rinteresa legjitime të Iranit. Me këtë ai nuk do ta zhdukë Izraeilin dhe as nuk do ta zgjidhë konfliktin izraelito-palestinez. Vetëm të marrët në Palestinë apo kudo gjetkë në botën arabe mund ta konsiderojnë si hero Ahmedinexhadin. Shumica e njerëzve janë mjaft realist për të pranuar faktet si Izraeli dhe Holokausit dhe për të nxitur arritjen e një kompromisi për Palestinën. Në mënyrë që së fundi palestinezët dhe hebrejtë të mund të jetojnë në qetësi dhe në paqë.