1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konkurrencë e padëshërueshme

Eberhard Nembach7 Shtator 2005

Punëtorët sezonalë gjermanë në Austri vinë kryesisht nga Gjermania lindore

https://p.dw.com/p/ArDN
Fshat në Austri
Fshat në AustriFotografi: Bilderbox


Si çdo vit edhe tani në fund të sezonit të verës në Austri mijëra kuzhinierë, kamerierë dhe pastruese humbasin vendet e punës, për të cilat ata janë kërkuar sistematikisht në rradhë të parë në Gjermaninë Lindore. Por këtë vit është ndryshe. Jo të gjithë kthehen si zakonisht në shtëpi deri në fillimin e sezonit të skive, shumë prej tyre tani kanë gjetur një atdhe të ri, duan të qëndrojnë dhe janë regjistruar si të papunë në Tirol. Por që kur edhe në rajonet e pasura turistike papunësia po përhapet edhe ndër vendasit, gjermanët shihen papritur si konkurrentë të padësheruar. Oferta për punë është nderprerë.

Në hotelin "Tek kaprolli" në Lengenfeld në Ötztal ka specialitete të kuzhinës të Tirolit të përgatitura nga duar gjermane. Në kuzhinë punon psh Manja Hopp. Eshte 21 vjeç, nuk paguhet keq siç tregon dhe vjen nga rrethinat e Rostockut. Atje s´do ta kishte gjetur një punë të tillë.
"Pak punë. Punë jo e mirë dhe pagesë e keqe. Vetëm për verë, në dimër je përsëri në shtepi dhe e papunë, sepse në dimër nuk ka punë dhe kjo nuk është gje e mirë. Unë jam punësuar vetëm për sezonin. Pra unë vi në verë, pastaj shkoj në shtepi për një muaj dhe pastaj filloj perseri në dimër. Unë gëzohem, kur shkoj në shtepi, por gëzohem edhe kur vi ketu. Këtu më pëlqen malet dhe gjithçka. Më pelqejnë shumë. Në fillim e pata të vështirë m´u deshen katër muaj për t´i kuptuar. Me gjuhën kemi patur vështirësi. Në shtepi u kam thënë bëjeni, se është një pervojë e mirë."
Manja Hopp do të shkojë në shtëpi si gjithnjë në fund të sezonit. Në Tirol punohet gjatë. Turistët duan të hanë edhe në mbrëmje dhe fundjave dhe dhomat duan t´i kenë të pastruara. Në sezonin e dimrit shumica e punëtorëve nga Gjermania kthehet prapë.
Disa prej tyre qëndrojnë aty, si kuzhinieri nga Saksonia Tino Plävka. Ai ka ndërkohë një shoqe austriake dhe sheh prej kohesh si shkojnë e vijnë punëtorët sezonalë nga Gjermania.
Kush është i zellshëm si kuzhinier, kamarier, apo pastruese mund të fitojë lehtë 1 500 euro në muaj. Dhe për gjermanët kanë nevojë. Sepse para dy, tre vjetesh kishte shumë nevojë për punë në Tirol, nuk gjendeshin më vendas për punët e rënda, thotë Markus Bochdanski, shef i hotelit "Tek kaprolli".
"Sepse secili do të bëjë vetem punët e pastra, punët e nderuara. Dhe sigurisht kjo do të thotë që pikërisht vendet e punës për të cilat ka nevojë dhe duhen bërë, merren përsipër nga njerëzit, që vijnë nga vende të tjera."
Por nderkohe kjo po ndryshon. Papunësia po rritet edhe në Tirol. Tani gjermanët, që para dy vjetësh silleshin me autobuzë nga Brandenburgu dhe Saksonia, janë bërë papritur konkurrence e padësherushme. Përfaqësuesi më i lartë i punonjësve, Fritz Dinkhauser, u ka vënë gjermanëve vulën e armiqve të tregut austriak të punës. Personalisht ai nuk ka asgjë kundër gjermanëve, thotë Dinkhauser në bisedë me radion gjermane.
"Kaq papritur kemi në Tirol dhjetemijë nga landet gjermane, sidomos ata lindore. Kesaj i shtohet edhe fakti, se ata nuk vijnë, por ne i sjellim të gjithë dhe kjo është një konkurrence e fuqishme? Të gjithë njerez të mrekullueshem, interesantë, punëtore dhe sigurisht interesantë për tregun e punës në Tirol, për hotelieret dhe për sipermarrjet, sepse janë të zellshëm dhe të ndershem."
Për punëtoret e lirë sezonale nga Evropa lindore ekzistojnë kuota. Gjermanolindoret nga ana tjeter nuk kanë nevojë për leje pune. Përveç kesaj ata kanë kualifimim të lartë dhe me pak ndihmë e zoterojnë shpejt edhe gjermanishten e Austrisë. Punëtorët nga Brandenburgu dhe Saksonia janë të lirë dhe të bindur në krahasim me tirolezet plot pretendime. Ky është kthyer në problem. Oferta që u bëhej atyre u nderpre, thotë Karin Klocker e sherbimit për tregun e punës Tirol, që merret me përkujdesjen për të papunët.
"Megjithatë kjo krijon dinamikën e vet. Shoqja, shoku, kushëriri kushërira ata kanë ardhur, sepse ka vende pune dhe kete e veme re tani në kuartalin e fundit, shohim se njerëzit nuk shkojnë me në shtëpi, po mbeten tek ne, pra mbeten edhe në marrëdhënie papunësie. Por kur dikujt i takon diçka, si ndihma për të papunët, është legjitime."
Gjermanët nuk kthehen më në shtepi pas përfundimit të sezonit. Shumë kanë gjetur një atdhe të ri, duan të qëndrojnë dhe rregjistrohen si të papunë. Që prej reformës së tregut të punës në Gjermani, Austria është bërë atraktive edhe për të papunët gjermanë, theksoi kancelari austriak Schüssel së fundi në një intervistë.
Aq keq nuk është puna. Deri tani ka më shumë austriakë që punojnë në Gjermani dhe humbasin edhe atje punën, se sa anasjelltas. Por së paku në Tirol rritet numri i qytetarëve të rinj nga Gjermania dhe të papunë.