1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stacione portative radiologjie

Thomas Gith/Lindita Arapi24 Nëntor 2014

Me skanerat mund të diagnostikohen tumore të ndryshme. Ajo që në Gjermani është një procedim i përditshëm përbën një problem për shumë vende në zhvillim. Ndihmë premtojnë stacionet mobile të radiologjisë.

https://p.dw.com/p/1DsDl
Schiffscontainer als Radiologiezentrum
Fotografi: medneo GmbH

Duket si një utopi: Një klinikë mobile e radiologjisë në kontenierë anijesh do të përmirësojë kujdesin shëndetësor në vendet në zhvillim. Por kaq e krisur sa duket, kjo ide nuk është; një eksperiment me një prototip të tillë në Potsdam tregon se ajo mund të funksionojë në klinikën Ernst von Bergmann, jo shumë larg Berlinit, ku pacientët diagnostikohen dhe operohen.

André Glardon nga firma medneo GmbH tregon se "14 kontenierë anijesh, ashtu siç janë parë në portin e Hamburgut. janë bashkuar në një qendër radiologjie". Fillimisht nuk kuptohet se ke të bësh me kontenierë anijesh. Fasadat janë mbuluar me veshje alumini dhe ndërtesa duket moderne.

Kontroll në kontenier

Në verën e vitit 2014 u bashkuan 14 kontenierë të tillë dhe u hapën faqet anësore për të krijuar hapësira të reja, pastaj u kryen punimet e nevojshme në ndërtesën e gatshme prej metali. Edhe brenda ndërtesës nuk vëren se më parë aty ka qenë një kontenier, pacientët i presin mure të lyera më ngjyrë të çelët, një dhomë pritjeje e madhe, dysheme me parket të errët dhe dekoracon me stil. Në dhoma të tjera ka aparate të radiologjisë dhe skanera për diagnostikimin e tumorëve. Radiologia Mechtlid Bode-Hoffmann qëndron në tavolinën e punës, ajo sheh drejt e në dhomën e skanerit përmes një ndarjeje xhami. "Pacienti që po kontrollojmë ka gurë në veshka", thotë Hofmann. "Ne po kontrollojmë nëse gurët janë në veshka apo edhe në fshikzën e urinës.

Schiffscontainer als Radiologiezentrum
Fotografi: medneo GmbH

Aparati i skanerit shfaq pa pak në monitor organet e pacientit. Radilogja e dallon menjëherë. "Në pamje kemi dy veshkat, dhe duket që veshkën e majtë kemi dy gurë."

Diagnoza në distancë

Në qendrën e Radiologjisë në Potsdam mjekja radiologe bisedon drejtpërdrejt me paientin: Ajo pas bisedës njohëse, diagnostikon sëmundjen në bazë të pamjeve nga skaneri. Por kontrolli dhe diagnostikimi nuk ka pse të bëhen në të njëjtin vend dhe nga i njëjti mjek. Në një vend në zhvillim për shembull personeli mjekësor mund ta bëjë radiografi e skaner të pacientit dhe t'i dërgojë fotot përmes internetit. Ky është është qëllimi: Sepse diagnostikimi mbi bazën e fotove nga skaneri është shumë i vështirë, ai kërkon mjekë të specializuar, të cilët nuk i gjen aq shpejt në vendet në zhvillim. Ideja e klinikës në kontenierë: Pasi të bëhen radiografitë apo skanerat, personeli në terren i dërgon këto pamje tek radiologët në një cep tjetër të botës.

Radiografitë dërgohen online

"Për shkak se interneti në vendet në zhvillim ende nuk ka shpejtësinë e duhur, pamjet duhet të dërgohen pjesë-pjesë, pastaj ato bashkohen automatikisht ne destinacion" shpjegon Andre Glardon. Metoda është provuar dhe ka funksionuar. Për këtë shkak në tarracën e qendrës së Radiologjisë janë vendosur antena satelitore që mundësojnë transmetimin e fotografive. Ideja që fshihet pas saj, kontenierët e anijeve mund të zhvendosen kollaj, bashkë me antenat, skanerat dhe aparatet e tjerë. Pastaj radiologët mund t'i montojnë të gjitha pjesë në lokalitetin e rij.

Andre Glardon tregon se gjithnjë e më shumë tek medneo GmbH po vijnë kërkesa nga vendet në zhvillim. Nga Nigeria, Angola apo Libia për shembull. Përfaqësuesit e këtyre vendeve kanë treguar interes për qendrat teknologjike që mundësojnë diagnozat pamore dhe që mund të montohen në terren. "Në këto vende ka shumë vështirësi, sepse personeli mjekësor është i pakët", thotë Glardon. Për këtë arsye ai dhe partneri i tij zhvilluan idenë e qendrave radiologjike mobile- Deri tek radiologjia në kontenierë, që vendoset shpejt në terren dhe që mund të operohet në bashkëpunim me mjekë gjermanë ka qenë një hap i natyrshëm. Kjo metodë ndihmon vendet në zhvillim për një kohë të caktuar: Diagnostifikim në Gjermani, trajtim në vendlindje.