1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nordkorea Atomtest

25 Maj 2009

Ky test i dytë brenda një kohe të shkurtër ka shkaktuar reagime të ashpra në bashkësinë ndërkombëtare.

https://p.dw.com/p/Hwsr
Pheniani i ka ashpërsuar javët e kaluara tonet lidhur me konfliktin atomik
Pheniani i ka ashpërsuar javët e kaluara tonet lidhur me konfliktin atomikFotografi: AP Graphics

"Sipas udhëzimeve të shkencëtarëve dhe të teknikëve tanë dhe me qëllim forcimin e vetëmbrojtjes sonë Republika Demokratike e Koresë ka kryer me sukses më 25 maj edhe një provë tjetër bërthamore nëntokësore," - thuhet në komunikatën e qeverisë në Phenian.

Koreja e Veriut njoftoi me me krenari se testi i dytë ishte i një niveli më të lartë për nga fuqia e shpërthimit dhe kontrolli teknik sesa i pari. Mirëpo Koreja e Veriut nuk kumtoi asgjë lidhur me vendin dhe fuqinë e testit. Qeveria e Koresë së Jugut supozon se testi është kryer në afërsi të qytetit Kilju, ku është bërë edhe testi i parë bërthamor, në vitin 2006. Në verilindje të Koresë së Veriut është regjistruar një tërmet artificial në një thellësi prej 10 kilometrash, thuhet në Seul të Koresë së Jugut.

Pheniani i ka ashpërsuar javët e kaluara tonet lidhur me konfliktin atomik. Sipas informacioneve të veta Koreja e Veriut në fillim të prillit ka lëshuar një rraketë me rreze të gjatë veprimi, për dërguar në gjithësi të një satelit komunikimi. Mirëpo, me një rezolutë të OKB-s, të miratuar në vitin 2006, ndalohen të gjitha testet e këtilla në Korenë e Veriut.

Këshilli i Sigurimit i OKB-s ka dënuar këtë akt. Peniani u përgjigj me daljen nga bisedimet gjashtëpalëshe, përfundimin e bashkëpunimin me autoritetet për energji atomike dhe rinissjen e programin të vet bërthamor.

Njëkohësisht Peniani kërcënoi me teste të reja bërthamore dhe shkrepjen e raketave të tjera, në qoftë se KS i OKB-së nuk kërkon falje për shkak të kritikave të fundit. Sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve Yonhap, presidenti Le Myung Bak ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për sigurinë.

Pas këtij testi, në Seul ka rënë indeksi i aksioneve me katër përqind. Një shtab krize ka thirrur edhe Japonia. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Tokio kumtoi se Japonia do të veprojë në kuadër të OKB-së me përgjegjësi të plotë. Ministria e Jashtme amerikane kumtoi se SHBA-ja aktualisht nuk mund ta konfirmojë testin e fundit. Ndërkohë që BE-ja ka shprehur shqetësime të thella, për shkak të zhvillimeve të fundit.

Autor: Hans-Günther Krauth/Bahri Cani
Redaktoi: Pandeli Pani