1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Korona dhe konfliktet - seancë në Bundestag

25 Shkurt 2021

Në Ballkan vijon të rritet ndikimi rus dhe kinez, prandaj BE-ja duhet të tregojë më shumë solidaritet, mendojnë ekspertët.

https://p.dw.com/p/3ppvh
Symbolfoto I Belgien - die Corona-Apotheke der EU
Fotografi: Valeria Mongelli/ZUMA/picture alliance

Nga Ballkani Perëndimor e deri në Indi - pandemia  po ndryshon jo vetëm hartën shëndetësore, por edhe atë gjeopolitike. Në Ballkan, për shembull, po rritet ndikimi rus dhe kinez, falë vaksinave të këtyre vendeve, dhe mungesës së solidaritetit perëndimor. Besueshmëria e këtyre vendeve ndaj BE-së sa vjen e ulet. Për këtë u fol ndër të tjera në një seancë dëgjimore të nënkomisionit "Parandalimi i Krizave Civile, Menaxhimi i Konflikteve dhe Veprimi në Rrjet", i cili është pjesë e  Komisionit parlamentar për çështje të jashtme. 

Nëse në vendet e Ballkanit Perëndimor mbisundon "bindja që nuk mund të mbështetemi te Bashkimi Evropian, megjithëse BE është donatori më i madh atje", dhe në të njëjtën kohë "Kina dhe Rusia prezantohen në mënyrë ofensive si sisteme alternative, atëherë kemi një problem, ”tha kryetari I nënkomisionit, Ottmar von Holtz, të hënën, 22.02.2021, në Berlin.

Ottmar von Holtz, Politiker
Ottmar von Holtz, Te gjelbrit Fotografi: S. Kaminski

Ballkani Perëndimor ndihet i lënë pas dore nga Evropa

Valeska Esch nga Instituti Aspen vuri në dukje problemet që po shkakton pandemia në Ballkanin Perëndimor: rënie në rritjen ekonomike dhe emigracion të fuqisë punëtore shumë të nevojshme. Si kudo, grupet e margjinalizuara janë ato që vuajnë më së shumti. Hapësira e përfitimeve sociale është e vogël dhe borxhi kombëtar është i lartë. Një pjesë në rritje e malit të borxhit janë detyrime ndaj Kinës dhe dëshmojnë për rritjen e ndikimit të Kinës në këto vende, tha Esch. 

Besueshmëri e lënduar

Por veç problemeve  që destabilizojnë gjendjen e brendshme, është edhe besueshmëria ndaj BE-së ajo që po vuan nga pandemia. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndihen të lëna pas dore, edhe pse Bashkimi Evropian, si donatori më i madh në rajon, po ofron ndihmë të konsiderueshme, ndërsa Kina jep vetëm hua.  BE-ja akuzohet për mungesë besueshmërie. Nga njëra anë, Brukseli vazhdon të flasë për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, nga ana tjetër, nuk e përjashtoi rajonin nga ndalimi i eksporteve të pajisjeve për mbrojtjen nga pandemia. Edhe Ballkani Perëndimor u mbështet  në kuadër të iniciativës ndërkombëtare Covax.  Por ndërmjet Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut, vijon të mos ketë vaksinë nga perëndimi, me përjashtim të Serbisë, e cila furnizohet hapur nga Rusia dhe Kina. BE përmendi se kjo mungesë besueshmërie që po rritet, ishte dobësuar që më parë për shkak të zvarritjes së perspektivës evropiane dhe mosliberailzimin e vizave me Kosovën. Miliona njerëz nga Kosova po presin liberalizimin e vizave, ndërsa pesë vende të BE nuk e kanë  njohur ende Kosovën, kujtoi Esch

"BE duhet të rifitojnë besueshmërinë"

Tani është e rëndësishme që BE të rifitojë besueshmërinë. Për t'iu kundërvënë narracionit negativ, do të mjaftonte një shpërndarje vaksinash, qoftë edhe në sasi të vogla. Efekti  simbolik nuk duhet të nënvlerësohet, tha Esch.  “BE-ja duhet të paraqitet më mirë. Mbështetja evropiane, megjithëse financiarisht është më e madhja në këto vende, thuajse nuk bie në sy."  ”Aktualisht, 75 përqind e njerëzve në Serbi besojnë se Kina është vendi që i ndihmon njerëzit më së miri.

Pandemia përshpejton konfliktet

Pandemia vepron "si një përshpejtues i zjarrit" në konfliktet ekzistuese, tha Christian Wagner nga Fondacioni Shkenca dhe Politika.  Në vend që të promovojë afrimin dhe bashkëpunimin si një katastrofë natyrore, si një kërcënim ndërkufitar, Corona ka shkaktuar tjetërsim dhe tensione të reja.  Kjo mund të shihet në konfliktin midis Indisë dhe Pakistanit, si dhe në mosmarrëveshjet kufitare midis Kinës dhe Indisë.
 
Kina ndërton "Rrugën shëndetësore të Mëndafshit"

Linja më e rëndësishme e konfliktit në të ardhmen do të zhvillohet midis Kinës dhe Indisë.  Të dy vendet po përdorin një diplomaci vaksinimi në rajon dhe në të gjithë botën, duke furnizuar vendet e zgjedhura me vaksinat e tyre.  Në planin afatgjatë, Kina do të jetë një hap përpara. Sepse ndërsa India po kalon vetëm vaksina, Kina mund të vazhdojë me të në formën e një "Rruge mëndafshi të Shëndetit" edhe pas përfundimit të pandemisë si pjesë e Rrugës së Mëndafshit.

Probleme që do të na preokupojnë në të ardhmen 

Përtej pasojave shëndetësore dhe mjekësore, pandemia në vendet jo të qëndrueshme do të shkaktojë "dëme shoqërore dhe ekonomike, që do të na preokupojnë  për vitet që vijnë", tha Heike Thiele, e ngarkuara qeverisë gjermane  për Parandalimin dhe Stabilizimin e Krizave Civile në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Sektorët tradicionalë ekonomikë nga lëndët e para në sektorin e turizmit do të viheshin nën presion kudo dhe njerëzit do të humbnin të ardhurat e tyre.  Besimi i tyre në strukturat shtetërore dhe stabiliteti politik i vendit të tyre do prishet.

Deri më tani, nuk është vërejtur që konfliktet të  përkeqësohen masivisht nga Corona ose që të ketë rritje dhune. Por tashmë mund të vërehet se aktorët e konfliktit nga fushat e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit po shfrytëzojnë rastin për të zgjeruar sferën e tyre të ndikimit. Kjo duket sidomos në  pjesën ilegale të industrisë së transportit dhe logjistikës. Në shumë vende, ofruesit e dyshimtë marrin përsipër detyra nga shteti dhe janë ofruesit e vetëm të shërbimeve mbështetëse në krizë.

Kërkohet  "qasje tërësore, ndërkufitare"

Nga ana tjetër, qeveria federale po ndjek qasjen e dyfishtë të mbështetjes së luftës kundër Coronës sa më shpejt të jetë e mundur në vendet dhe rajonet e prekura, për shembull duke furnizuar me mjete testuese dhe ventilatorë. "Në të gjitha projektet e stabilizimit, ku kemi pasur mundësi të mbështesim sektorin shëndetësor, ne e shfrytëzuam këtë mundësi."

Të mos harrohet aftësia e partnerëve për të vepruar dhe jo vetëm për të ndjekur efektet shëndetësore  tha Thiele. Politika gjermane karakterizohet nga një qasje shumëpalëshe, holistike, ndërkufitare dhe e decentralizuar që  nga ajo kombëtare. Mbi të gjitha, virusi nuk ndalet në kufi: "Kjo është arsyeja pse ne po punojmë me Covax (Iniciativa ndërkombëtare e vaksinave)".