1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Çështja e personave të zhdukur është politikisht e ngarkuar

Bekim Shehu5 Qershor 2007

Kanë filluar hulumtimet nëse ekziston një varrezë masive më trupa të shqiptarëve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 1500 persona konsiderohen ende të zhdukur

https://p.dw.com/p/ArUf
Shërbimi për kërkimin e personave të zhdukur të Kryqit të Kuq
Shërbimi për kërkimin e personave të zhdukur të Kryqit të KuqFotografi: AP

Grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit, që angazhohen për çështjen e
personave të zhdukur, kanë filluar hulumtimin nëse ekziston një varrezë masive me trupa të shqiptarëve ndërmjet kufirit Kosovë-Serbi. Hulumtimet kanë filluar në afërsi të fshatit Rudnicë, ku thuhet se gjenden trupat e afro 500 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Njoftimin për ekzistencën e mundshme të kësaj varreze masive e konfirmon zëdhënësi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Idriz Gashi, organizatë kjo e përfshirë drejpërdrejt në bisedimet shqiptaro-serbe, për cështjen e personave të
zhdukur.

Grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit, që angazhohen për çështjen e personave të zhdukur shumë rrallë kanë zhvilluar biseda për të zbardhur fatin e personave të zhdukur. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, kërkon që në këtë cështje shumë të ndjeshme të ketë një angazhim më të shtuar nga të dyja palët shqiptarët dhe serbet. Ndërkohë, anëtari i grupit punues për të zhdukurit nga qeveria e Kosovës, Arif Muqolli, thotë se pala kosovare është e gatshme të bashkëpunojë me palën serbe për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka informacione të sakta për zhdukjen e shqiparëve, mirëpo, nuk e di vendin se ku janë dërguar trupat. Autoritet serbe që nga përfundimi i luftës, 19 herë radhazi dërguan në Kosovë trupat e pa jetë të shqiparëve të vrarë gjatë luftës së fundit dhe të zbuluar në disa varreza masive në Serbi. Është verreza masive në Batajnicë dhe Perurac afër Beogradit, ku u zbuluan afro 800 trupa të shqiptarëve.

Mirëpo zyrtarë nga zyra e UNMIK-ut, për personat e zhdukur, thonë se akoma nuk dihet fati edhe i 1500 personave të tjerë. Autoritet ndërkombëtare, thonë se çështja e personave te zhdukur ne Kosove, është politikisht e ngarkuar dhe fakti që 1500 persona ende konsiderohen të zhdukur në kohen kur zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës po afron, paraqet një cështje serioze dhe shumë të ndieshme. Sipas tyre, kjo cështje tash, ka të bëjë më të drejtat e njeriut dhe ajo duhet trajtuar me sinqeritet përballë familjeve të viktimave dhe shoqerisë kosovare. Autoritet ndërkombëtare thonë se, zgjidhja e fatit te personave te zhdukur dhe ballafaqimi me të kaluaren do ta drejtojë shoqerinë në tërësi nga një e ardhme më e mirë.