1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: PDK mund të krijojë koalicion me LDK

Bekim Shehu/ Prishtinë27 Nëntor 2007

PDK-ja që fitoi më së shumti vota, është në pritje të rezultateve përfundimtare, para se të bëjë ofertën për koalicione

https://p.dw.com/p/CThg
Prishtinë, 2007
Prishtinë, 2007Fotografi: AP

Dy partitë më të mëdha politike që fituan më së shumti vota në zgjedhjet e 17 nëntorit, PDK-ja dhe LDK-ja, nuk e përjashtojnë mundësinë e krijimit të një koalicioni për të formuas së bashku qeverinë. Zyrtarë të këtyre dy partive
thonë se aktualisht nuk ekziston asnjë marrëveshje, sepse janë duke u pritur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ndërsa më pas do të shihet mundësia e krijimit të një koalicioni. Të dy subjektet politike thonë se nuk do të jenë përjashtuese në raport me asnjë parti tjetër sepse sipas tyre kështu e do demokracia. Ndërkohë, zyrtarë të LDK-së, parti e cila doli në zgjedhjet e 17 nëntorit si partia e dytë, thonë se teorikisht ekziton mundësia që të hyjnë në koalicion me PDK-në, vetëm nëse të dy partitë do të mund të shkrinin programet e tyre në një program të përbashkët qeveritar.

Sidoqoftë, bazuar në rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve, të cilat nuk pritet të ndryshojnë shumë nga ato përfundimtare, PDK-ja, si fituese e zgjedhjeve matematikisht ka mundësi të formojë koalicion edhe me disa parti tjera, duke e lënë jashtë qeverisë LDK-në. Mirëpo, analistët mendojnë se PDK-ja, do të ndodhet para presionit ndërkombëtar që të krijojë një qeveri stabile, në këtë rast me LDK-në duke përfshirë edhe pjesëtarët e pakicave. Këta të fundit kanë vende të rezervuara në kuvend. Madje përfaqësuesit serb edhe pse nuk morën pjesë në zgjedhje, nëse dëshirojnë të jenë pjesë e institucioneve kanë të garantuara edhe poste ministrore. E gjithë kjo për faktin që synim i komunitetit ndërkombëtar është stabiliteti politik dhe gjithpërfshirës në Kosovë.