1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Trashëgimia kulturore është çështje e përbashkët kulturore

Bekim Shehu1 Dhjetor 2006

Trashigimia kulturore e Kosovës, duhet trajtuar jashtë dimensioneve politike. Intelektualë kosovarë thonë se trashëgimia kulturore duhet trajtuar vetëm si një çështje e përbashkët kulturore

https://p.dw.com/p/Aral
Manastiri ortodoks Visoki në Deçan
Manastiri ortodoks Visoki në DeçanFotografi: picture-alliance/ dpa

Intelektualë kosovarë, njohës të mirë të kulturës thonë se trashigimia kulturore e Kosovës duhet trajtuar jashtë dimensioneve politike dhe ideologjike. Ata thonë se, kjo çështje, që është bërë objekt diskutimesh ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në
kuadër të bisedave për statusin, duhet të zhvendoset nga terreni politik dhe të rënditet në terrenin kulturor.

Trashëgimia kulturore e Kosovës dhe ideja enklavizuese e manastireve ortodokse serbe në Kosovë, ishin çështjet për të cilat u debatuat në një konferencë të organizuar nga Pen-qendra e Kosovës.

Njëri nga panelistët tjerë në këtë debat shkrimtari Mehmet Kraja, thotë se trashigimia kulturore e Kosovës nuk qëndron e pavarur nga korpusi i ideve në emër të të cilave është luftuar në Kosovë.

Trashëgimisë kulturore e Kosovës sipas tij, nuk mund të trajtohet me koncepte universale, por duke analizuar specifikat e saja tipike. Pra sipas zotit Kraja, ajo të zhvendoset nga terreni politik dhe historik dhe të rënditet në terrenin kulturor.

Trashëgimia kulturore në Kosovë dhe për Kosovën, pavarësisht mendimeve të intelektualëve kosovar, është renditur në terrenin politik. Kjo çështje u përfshi në
bisedimet teknike për statusin politik të Kosovës ndërmjet Prishtinës, Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare. Kjo ishte e vetmja pikë, ku palët në bisedime thuhet të jenë përafruar në qëndime gjithnjë duke aluduar se kishat dhe manastiret serbe janë
trashëgimi e Kosovës.

Parlamenti në tetor të këtij viti miratoi ligjin për trashigiminë kulturore, në të cilin ligj janë marrë parasysh disa pika të rekomanduara nga nga zyra e ndërmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtisari. Qeveria e Kosovës, ka marrë përsipër që të rindërtojë të gjitha kishat dhe manastiret e dëmtuara gjatë trazirave të dhunshme të marsit të vitit 2004 dhe kjo përbën edhe një ndër kërkesat e grupit të kontaktit adresuar institucioneve të Kosovës.