1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova dhe edukata fetare / Panairi rajonal dhe evropian Neranxi 2010

16 Prill 2010
https://p.dw.com/p/Myk9

M

yftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava ju është drejtuar deputetëve të Parlamentit të Kosoves me një shkresë, me anë të së cilës kërkon futjen e Edukatës Fetare në sistemin e rregullt të arsimit publik. Ipeshkvia e Kosovës e mbështet një kërkesë të tillë, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe pohon se nxënësit e komunitetit serb të cilët arsimohen me planprogram të Serbisë, që nga viti 2001 mësojnë lëndën e Edukatës Fetare. Ajete Beqiraj informon.

M

jeshtra guzhine, specialistë të kulinarisë, pastiçerë, prodhues verërash, sallamesh, proshutash, erëzash tradicionale dhe ekzotike paraqitën artin e tyre dhe shkëmbyen përvoja në Panairin rajonal dhe evropian "Neranxi 2010" që u zhvillua këtë javë në Tiranë, organizuar nga kompania shqiptare Neranxi. Zhvillimi i tij është një tregues tjetër i vullnetit të popujve te rajonit për të forcuar bashkëpunimit mes tyre edhe ne fushen e gastronomise. Nga Tirana Ani Ruci.