1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova kërkon simbolet

Bekim Shehu27 Janar 2007

Autoritet në Prishtinë thonë se Kosovës shumë shpejtë i nevojiten simbolet shtetërore mirëpo, për këtë çështje duhet të arrihet një koncensus ndërmjet forcave kryesore politike.

https://p.dw.com/p/ArZG
Kosova e ndarë në zona
Kosova e ndarë në zonaFotografi: AP

Kosova, pas zgjidhjes së statusit të saj, politik duhet të ketë simbolet e saj, që do ta identifikonin atë në arenën ndërkombëtare. Mirëpo, Prishtina zyrtare akoma nuk ka një qëndrim unik rreth simboleve sic është flamuri, hymni dhe stema e Kosovës.

Anëtarët e grupit negociator thonë se, kjo cështje është shumë e ndieshme, ndërsa, për të duhet të arrihet një konsensus brenda forcave politike kryesore ne vend. Deputeti Naim Maloku nga koalicioni qeveritar thotё se subjektet politike ende nuk kanё harmonizuar qёndrimet pёr simbolet e Kosovёs, por beson se sё shpejti do tё arrihet kompromisi. "Unё mendoj se do tё gjindet njё harmonizim I qёndrimeve tё tё gjitha grupeve parlamentare dhe partive politike, sepse kёto cёshtje duhet tё kenё
pёrkrahjen e 2/3 tё Kuvendit dhe unё besoj se nё kёtё situatё qё gjendet Kosova nuk do tё ketё asnjё cёshtje qё do tё na disharmonizojё, ose e cila nuk do tё kalojmё me 2/3. Mendoj qё edhe shtyerja e kёsaj pike ka pasur atё qёllim, harmonizimin e qёndrimeve", tha zoti Maloku."

Deputeti i partisё opozitare "ORA", Gazmend Muhaxheri, ndërkaq, thotё se
propozimi pёr simbolet e Kosovёs duhet tё bёhet nga ana e Ekipit Negociator
tё Kosovёs. "Ёshtё biseduar nё Ekipin Negociator dhe besoj qё sё shpejti do tё dilet me propozime, kёshtu qё ёshtё lёnё tё shihet iniciatava e Ekipit Negociator", u
shpreh zoti Muhaxheri.

Mirëpo, grupi negociator i Kosovës, cështjen e simboleve shtetrore të
Kosovës e ka në agjëndë, mirëpo, diksutime specifike për këtë cështje akoma
nuk ka.

Njohësit e rrethanave në Kosovë ndërkaq thonë se, propozimi për simbolet shtetërore, duhet të bëhen në akademinë e shkencave dhe arteve të Kosovës.
Akademia, ka formuar një komision, ka bërë disa propozime për simbolet shtetërore mirëpo, publikimi i tyre do të bëhet vetëm nëse kjo gjë kërkohet nga parlamenti i Kosovës. Besim Bokshi, është udhëheqës i komisionit të akademisë për simbolet shtetërore.

"Pёr flamurin komisioni e ka njё propozim komisioni, pork y ёshtё njё propozim i brendshёm I Akademisё dhe nuk ka pretendime tё jetё dhe Akademia nuk ka pretendime tё jetё vendimmarrёse nё pёrcaktimin e flamurit. Ne mendojmё edhe si komision, edhe si akademi se cёshtja e simboleve duhet tё shtrohet nё Kuvend dhe Kuvendi do tё shpallte konkurs ku do tё merrnin pjesё njerёz qё mund tё kontribuojnё nё pёrcaktimin e simboleve, duke pasur parasysh edhe kriteret qё do t'I pёrcaktonte Kuvendi. Propozimi ynё mund tё shkojё pёrmes konkursit qё do tё shpallte Kuvendi", tha z.Bokshi.

Akademikët kosovar, mësohet se janë në favor të ruajtjes së asaj që simbolet
e ardhshme tё Kosovёs të mos dallojnё shumё nga simbolet kombёtare shqiptare. Sidoqoftë, deri mё tani i vetmi propozim pёr simbolet e Kosovёs mbetet ai i presidentit tё ndjerё, Ibrahim Rugova. Kohё mё parё ai pat nxjerrur njё flamur dhe hymn, me tё cilat pretendonte tё identifikohej Kosova. Por propozimi i tij nuk pat gjetur pёrkrahje nga pjesa tjetёr e spektrit politik dhe nga njё pjesё e shoqёrisё.