1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova me kushtetutë sapo të aprovohet rezoluta

Bekim Shehu25 Maj 2007

Anëtarët e komisionit për hartimin kushtetutës së Kosovës garantojnë se që në muajin e parë pas miratimit të rezolutës për Kosovën në KS-it, kushtetuta e Kosovës do të jetë gati.

https://p.dw.com/p/ArV0
Delegacioni i bisedimeve
Delegacioni i bisedimeveFotografi: AP


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka emëruar një komision për hartimin e kushtetutës së Kosovës e rekomanduar edhe në pakon e statusit të ndërmjetësit
ndërkombëtar, Marti Ahtisari. Anëtarët e komisionit thonë se, kushtetuta e Kosovës do të jetë tërësisht gati që në muajin e parë pas miratimi në Këshillin e Sigurimit, të rezolutës për Kosovën e cila përcakton statusin e saj politik.

Pakoja e ndërmjetësit, Marti Ahtisari, do të përfshihet në kushtetutën e Kosovës, ndërsa, rëndësi të veçantë sipas zotit Kuqi, do tu kushtohet të drejtat e pakicave.

Në komisionin për hartimin e kushtetutës së Kosovës, janë përfshirë edhe pjestar të pakicave, mirëpo jo ata të komunitetit serb. Këta të fundit kanë refuzuar të marrin pjesë në komision për faktin që thonë ata Kosova akoma administrohet nga rezoluta 1244 e KS-it, dhe mbi këtë bazë Kosovën ashtu si rezoluta e cilësojnë pjesë të Serbisë. Serish, Hajredin Kuqi.


Sidoqoftë, ka shumë punë që autoritet kosovare duhet të përfundojnë për një kohë shumë të shkurtër, menjëherë pas miratimit të rezolutës për Kosovën në KS-it. Kjo periudhë përfshinë fazën prej 120 ditësh e cilësuar si periudha e tranzicionit. Ndër çështjet më të rëndësishme janë kushtetuta dhe simbolet e Kosovës që do ta identifikonin vendin në arenën ndërkombëtare.

Të dy këto çështje rekomandohen në pakon e Marti Ahtisarit, mirëpo legjitimiteti i tyre do të vendoset vetëm nga i ngarkuari i BE-së, i cili do të kryesojë misionin e unionit pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.