1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova pas statusit - Rendi dhe drejtësia mbikqyren nga BE

Bekim Shehu5 Shtator 2006

Bashkimi Evropian është i gatshëm të jetë prezent në Kosovë edhe pas zgjidhjes së statusit të saj politik. Ekspertët e BE-së janë duke punuar për të identifikuar fushat në të cilat BE-ja do të jetë përgjegjëse. Deri tash dihet se policia dhe gjyqësia do të mbikqyrën nga BE-së, pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.

https://p.dw.com/p/Arcx
Ministrat e brendshëm të BE krijojnë xhandarmërinë europiane, janar 2006
Ministrat e brendshëm të BE krijojnë xhandarmërinë europiane, janar 2006Fotografi: AP

Bashkimi Evropian akoma nuk ka një plan të hartuar për një mision në Kosovë pas zgjidhjes së statusit përfundimtar mirëpo, ekpertët evropianë janë duke punuar për identifikimin e fushave në të cilat BE-se, do të jetë përgjegjëse.

I ngarkuari i Havier Solanës për Kosovën, Torbjorn Solstrom dhe shefi i misionit planifikues për Kosovën i BE-së, Casper Klynge, pas disa takimeve që zhvilluan me udhëheqësit kosovar thanë se pas zgjidhjes së statusit është e sigurt se policia dhe gjyqësia edhe për një kohë do të mbikqyrën nga BE-së, derisa në Kosovë të respektohet në tërësi rendi dhe ligji.

Bashikimi Evropian ka kohë që ka dërguar një grup ekpertësh për të përgatitur planin për misionin e BE-së në Kosovë, mision ky i cili thuhet se do te jetë i përkohshëm. Casper Klynge, është udhëheqës ekipit planifikues të BE-së në Kosovë. "Ne kemi mandat që të qëndrojmë në Kosovë deri në fund të këtij viti dhe do të bëjmë ç'është e mundur që të definojmë të gjitha fushat ku BE-së do të merr përgjegjësitë pas zgjidhjes së statusit. Pra në këtë linjë po punojmë me administratën ndërkombëtare për mënyrat e kalimit gradual të përgjegjësive nga UNMIK-ut, tek BE-së, sidomos në fushën e policisë dhe gjyqësisë tha," Casper Klygne.

Prania civile evropiane në Kosovë sipas përfaqësuesve evropianë nuk do të jetë në cilësi si ajo që kishte adminstrata e UNMIK-ut, mirëpo do të ndihmojë institucionet e Kosovës në arritjen e vlerave të mirëfillta evropiane. Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë nuk ishin në gjendje të thonin se sa gjatë do të jetë misioni i ardhshëm i BE-së në Kosovë mirëpo thanë se në krahasim me misionin e UNMIK-ut do të jetë një prani shumë më e vogël civile.

Njëri nga anëtarët e Grupit Negociator të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, tha se ai ka besim të plotë se angazhimi i përbashkët i udhëheqësve kosovarë me autoritet ndërkombëtare, do të jetë i suksesshëm që të tejkalohet edhe tranzicioni passtatusor në Kosovë.

Hashim Thaqi, tha se "ai ka besim të plotë se përkushtimi dhe angazhimi i përbashkët do të jetë i suksesshëm dhe do të kalohet edhe transicioni pas-statusor në mënyrë të suksesshme në mënyrë, që të hapet perspektiva për stabilitet në Kosovë dhe zhvillim ekonomik dhe integrim të Kosovës në BE dhe në NATO.

Sidoqoftë, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, disa herë janë shprehur në favor të pranisë civile evropiane në Kosovë edhe pas zgjidhjes së statusit. Mirëpo, ata dëshirojnë që ky mision të jetë i përkoshëm ndërsa, shumë shpejtë institucionet e Kosovës të marrin të gjitha kompetencat që u takojnë.