1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova sot zgjedh përfaqësuesit e saj në nivel lokal dhe qëndror

Bekim Shehu17 Nëntor 2007

Mbi 1.5 milionë qytetarë me të drejtë vote do të votojnë për deputet në parlamentin e Kosovës, për këshilltarët në asambletë komunale dhe drejpërdrejt për kryetarët e komunave.

https://p.dw.com/p/CIKs
Pamje nga kryeqyteti i KosovësFotografi: picture-alliance/ dpa

Organizatorët e zgjedhjeve thonë se në të gjithë territorin e Kosovës mekanizmat vendor të zgjedhjeve janë të gatshme të presin qytetarët e Kosovës që të hedhin votën e tyre. Mbi një milion e gjysmë qytetarë të Kosovës janëparaparë të votojnë në ditën e sotme në një mot të ftohtë dhe më borë, dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre nëpër komuna dhe për parlamentin e Kosovës.

Zgjedhjet e sotme dallojnë nga zgjedhjet e shkuara

Pamje nga votimet e kaluara në Kosovë
Pamje nga votimet e kaluara në KosovëFotografi: AP

Për herë të parë në Kosovë po praktikohet sistemi më lista të hapuara. Qytetarët do ta hedhin votën e tyre në tri fletvotime, ku secila ka funksionin e vet. Do të votohet për deputet në parlamentin e Kosovës, për këshilltarët në asambletë komunale dhe drejpërdrejtë për kryetarët e komunave. Pra, edhe pse zyrtarisht sot llogaritet të mbahen dy palë zgjedhje, ato parlamentare dhe lokale, për votuesit në fakt janë zgjedhje të trefishta. Gjithandej Kosovës, që nga ora shtatë është paraparë të hapen mbi 600 qendra votimi, me mbi dy mijë vendvotime. Autoritetet ndërkombëtare ato civile dhe ushtarake por edhe liderët e forcave politike që garojnë në zgjedhje, u kanë bërë thirrje dhe vazhdojnë tu bëjnë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të zgjedhin më të mirët, që ata mendojnë se duhet t’i përfaqësojnë në institucione. Krijimin e institucioneve të reja në këtë fazë të ndjeshme të zgjidhjes së statusit autoritet ndërkombëtare e cilësojnë një faktor shumë të rëndësishëm për faktin se Kosova me këto zgjedhje mund të dëshmojë se është e gatshmë të përqafojë siç thuhet vlerat evropiane. Në zgjedhjet e sotme do të garojnë 97 subjekte politike përfshirë edhe ato të pjestarëve të komunitetit serb.


Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje mbetet ende e paqartë

Oliver Ivanoviq, lideri i 'Listës Serbe për Kosovën dhe Metohinë'
Oliver Ivanoviq, lideri i 'Listës Serbe për Kosovën dhe Metohinë'Fotografi: AP

Më vonë gjatë ditës pritet të shihet nëse pjestarët e komunitetit serb do të votojnë. Kjo për faktin që shumë nga ta tashmë janë deklaruar se do t’i binden një vendimi të qeverisë Beogradit e cila u ka bërë thirrje serbëve që të bojkotojnë zgjedhjet në Kosovë. Pavarësisht kësaj, organizatorët e zgjedhjeve kanë paraparë që qendrat e votimit të hapen edhe nëpër enklavat serbe. Më herët ka pasur njoftime se një pjesë e serbëve sidomos ata në pjesën veriore të Kosovës do të pengojnë hapjen e qendrave të votimit, mirëpo organizatorët e zgjedhjeve kanë gjetur zgjidhje. Kanë angazhuar qendra mobile të votimit nëpër automjete në mënyrë që tu mundësohet serbëve që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Masa të shtuara të sigurisë për garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve

Ushtarë amerikanë në Kosovë
Ushtarë amerikanë në KosovëFotografi: AP

Forcat e rendit, pjesëtarë të SHPK-së dhe policisë ndërkombëtare janë të angazhuar gjithandej Kosovës afër qendrave të votimit për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Për ruajtjen e rendit 16 mijë ushtarëve të NATO-s që gjenden në Kosovë iu kanë bashkuar edhe 600 trupa shtesë të forcave paqëruajtëse të ardhur enkas, vetëm
për shkak të zgjedhjeve. Zgjedhjet po përcillen nga një numër i madh vëzhguesish, vendor dhe ndërkombëtar. Mbi 2500 vëzhgues vendorë dhe 150 vëzhgues ndërkombëtarë nga Këshilli i Evropës do të vëzhgojnë zgjedhjet.