1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova vlerëson pozitivisht raportin e Komisionit Evropian

Bekim Shehu9 Nëntor 2006

Në Kosovë është vlerësuar pozitivisht raporti i Komisionit Evropian. Zyrtarë të qeverisë thonë se, instituconet e Kosovës do të kenë qasje pozitive në rekomandimet e Komisionit Evropian për reforma, ndërsa fokusim të veçantë do të ketë në zbatimin e standardeve evropiane

https://p.dw.com/p/ArbJ
Fotografi: AP

Qeveria e Kosovës ka vlerësuar pozitivisht raportin e Komisionit të BE-së për Kosovën, i cili pasqyron përparimin e shënuar në Kosovë gjatë këtij viti. Ky përparim thonë zyrtarë të qeverisë është arritur në bashkëpunim me UNMIK-un dhe BE-së.

Shenoll Muharremi, është ushtrues detyre i Agjensisë për integrime evropiane në qeverinë e Kosovës: "Ne kemi qasje pozitive ndaj këtij raporti dhe do ta trajtojmë me seriozitetin më të lartë, rekomandimet e Komisionit do të jenë udhërrëfyes i reformave gjatë vitit të ardhshëm. Qeveria e Kosovës do të investojë çdo gjë që është e nevojshme për t'i zbatuar rekomandimet e Raportit dhe për t'i arritur qëllimet
tona, të cilat synojnë gjithsesi një Kosovë evropiane dhe një Kosovë në Bashkimin Evropian. Qeveria e Kosovës është e përqëndruar në zbatimin e standardeve evropiane dhe tashmë ka përgatitur planin e veprimit për zbatimin e partneritetit Evropian".


Sipas zotit Muharremi, në Kosovë është funksionale edhe agjencia për integrim Evropian. Grupet Punuese për zbatimin e Planit të Veprimit për Partneritet janë themeluar dhe kanë filluar punën konkrete, ndërsa strukturat për integrim evropian
nëpër të gjitha ministritë janë në themelim e sipër. Sipas tij ky mekanizëm medoemos do të prodhojë rezultate, ndërkohë që Axhenda Evropiane është një prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Sidoqoftë, raporti i Komisionit Evropian, i cili kërkon që statusi i Kosovës të jetë i qartë, për qeverinë e Kosovës është inkurajues, sepse thonë zyrtarët e qeverisë një status i qartë i Kosovës do të ndihmojë në stabilittine rajonit dhe zhvillimin
ekonomik të Kosovës. Qeveria vlerëson qeveria se Kosova ka perspektivë evropiane dhe në të ardhmen siç thotë kryeministri Agim Ckeu, do të jetë pjesë e
njëmendtë e BE së.