1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krasniqi: Të pritet shpallja e rezultateve nga KQZ

13 Dhjetor 2010

Presidenti i Kosovës në detyrë Jakup Krasniqi, kërkoi nga partitë politike që t’i besojnë KQZ-së në kryerjen e detyrës, derisa ky organ po bën numërimin e votave të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit.

https://p.dw.com/p/QXAb
Jakup KrasniqiFotografi: DW

Shumë parti politike kane filluar ta kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve të publikuara nga organizatat joqeveritare Demokracia në Veprim, të cilat nxjerrin fituese PDK-së. Rezultati më i kontestuar i pjesëmarrjes në votime sipas LDK dhe AAK-së është në dy komuna në Skënderaj dhe Drenas. Në këtë linjë, Jakup Krasniqi kërkoi nga KQZ-ve që ta kryejë punën me profesionalizëm. “Nga KQZ-ve kërkoi profesionalizëm, transparencë të plotë dhe paanshmëri duke e kryer punën sipas ligjit, duke evidentuar çdo parregullsi eventuale dhe duke trajtuar secilin dyshim të bazuar sipas procedurave të organeve përkatëse”, tha Jakup Krasniqi. Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, që monitoroi zgjedhjet, doli me rezultatet e para nga 50 përqind të votave të numëruara dhe ajo nxjerrë fituese PDK-në, e udhëhequr nga Hashim Thaci, e pasuar nga LDK e udhëhequr nga kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa. Mirëpo kjo organizatë tha se ka ndërprerë procesin e numërimit të votave për shkak të paregullsive, që janë regjistruar në dy komuna të Kosovës, në Skenderaj dhe Drenas.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica