1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kreta sërish e dashur ndër gjermanë

Maria Rigoutsou/Blagorodna Grigorova17 Korrik 2012

"Ah, ç'na ka bërë ajo Merkeli" - fjalë të tilla apo akuza të ngjashme kundër kancelares gjermane mund të dëgjosh prej muajsh në Greqi, në rrugë, në kafene apo në shtëpi kur diskutohet për politikën gjermane.

https://p.dw.com/p/15Ye2
***ACHTUNG: Dieses Bild darf ausschließlich im Zusammenhang mit dem Vorbericht auf das EM-Viertelfinale Deutschland gegen Griechenland benutzt werden!*** DW-Redakteur Andreas Sten-Ziemons mit dem griechischen Barmann Kostas am Strand von Kalamaki *** Fotograf: Andreas Sten-Ziemons, Juni 2012
Fotografi: DW

Qëndrimi i fortë i qeverisë federale gjermane është përgjegjës për gjendjen aktuale financiare të vendit, mendojnë shumë grekët. Por jo të gjithë. Andreas Metaxas, nga Heraklioni, qyteti më i madh në ishullin e Kretës, ekonomist 51-vjeçar dhe pronar i dy hoteleve me pesë yje ka qenë dy vjet në shkollën profesionale të turizmit në Tegernsee në Bavarinë e Epërme.

"Gjermanët janë njerëz të mrekullueshëm. Dhe në qoftë se grekët tani thonë gjëra të këqija në lidhje me Gjermaninë, ata nuk i thonë këto për qytetarëve të zakonshëm, por për politikanët ", thotë Metaxas. "Ne e dimë se i kemi borxhe Evropës dhe që duhet t'i kthejmë paratë e marra borxh."

***SCHLECHTE QUALITÄT; NUR KLEIN ZU VERWENDEN***** Andreas Metaxas, ist Vorsitzender der Hoteliers in der größten Stadt Kretas Heraklion. DW/Maria Rigoutsou Juli 2012
Andreas MetaxasFotografi: DW

Raporti i grekëve kundrejt gjermanëve nuk ka ndryshuar thotë Metaxas. Po ka edhe raste të izoluara armiqësie. Pak javë më parë disa gjermanë nuk pranuan të paguanin në një restorant në Hersonisos duke argumentuar se Greqia i ka borxh Gjermanisë shumë para. Pas kësaj pati një rrahje.

Turistë rusë në vend të turistëve gjermanë

Rreth tre milionë turistë vizitojnë në vit Kretën. Gjermanët janë klientët më të rëndësishëm, thotë ekonomisti Haris Roditakis, përgjegjës për turizmin në prefekturën e Kretës. "Por numri i turistëve gjermanë në dy vitet e fundit ka rënë me rreth 30 për qind. Ka më shumë britanike, franceze dhe rusë." Nga Rusia vitin e kaluar kanë ardhur rreth 620.000 turistë. "Këtë vit ne presim edhe më shumë turistë rusë" - thotë Roditakis.

Haris Roditakis, Ökonom, zuständig für Tourismus der Präfektur Kreta. Foto: Maria Rigoutsou
Haris RoditakisFotografi: DW

Ndihmë ekonomike ndryshe

Në Heraklion takon edhe këtë vit shumë turistë gjermanë, si 65-vjeçarja Brigitta. "Pikërisht për shkak të krizës financiare, vendosa të vij në Greqi," - thotë ajo. Brigitta nuk kanë ndjerë ndonjë lloj armiqëse: "Ndonjëherë kur më dëgjojnë që flas gjermanisht, njerëzit thonë "Ah ajo Merkeli". Por kjo nuk është problem, ne kemi diskutuar me grekët dhe në shtëpi do të kthehem me një përvojë të mirë.

Bucht in Kreta, Griechenland
KretaFotografi: picture-alliance/chromorange

Për Kretën sezoni i verës nuk duket se do të jetë aq dramatik sa qe frika fillimisht: Deri në fund të vitit, prenotimet kanë rënë vetëm deri 10 për qind dhe jo sa supozohej fillimisht 30 deri në 35 për qind.