1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kristali i ri i Kryqit të Kuq

Joachim Schubert- Ackenbauer9 Dhjetor 2005

Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka pranuar Kristalin e kuq si një simbol të ri shtesë, të njohur në shkallë ndërkombëtare

https://p.dw.com/p/Aqs1
Emblema e re
Emblema e reFotografi: dpa

Në të vërtete është fjala vetëm për futjen e një embleme të re. Por që të bëhej e vlefshme dhe të mund të mbronte bartësit e saj gjatë shërbimit humanitar edhe në luftë, u desh që në Konventën e Gjenevës të fiksohej me një protokoll shtesë. Një përgjegjësi për shtetet nënshkruese të cilat ishin pjesëmarrëse. Por ata nxorrën prej kësaj një aferë politikë, për shkak se në tavolinën e konferencës kishin frikë konfliktin me Lindjen e Afërme. Si përfundim, debati nuk çoi në pajtimin e shpresuar, sepse rreth 20 shtete ishin kundër Kristalit- pra, sinjal jo i mirë për emblemën, e cila do të jetë e njohur në gjithë botën. Megjithatë, shefi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Jakob Kellenberger, shprehet optimist: "Mendoj se është shumë e rëndësishme që ky protokoll i tretë shtesë të kuptohet qartë. Natyrisht ideale do të ishte të kishim një konsensus. Por, konkludoj se ai është pranuar nga shumica e qartë dhe thelbi është që më në fund nga kjo të bëhet një lëvizje universale".

Lëvizjes Ndërkombtare të Kryqit të Kuq bashkë me Kristalin mund t'i bashkangjitej edhe Organizata Humanitare izraelite "Kryqi i kuq i Davidit" (Magen David Adom)-një hap, i cili synohej të merrej që para dhjetë vjetësh. Por shtetet arabe të kontraktuara në Konventën e Gjenevës refuzuan që Kryqin e Kuq të Davidit t'a marrin në konventë. Kështu u ndez një debat i mundimshëm dhjetëvjeçar i rrathëve diplomatikë të Kristalit - një kënd i drejtë i kuq, që qëndron në majë dhe nuk prek asnjë shoqatë politike apo religjioze. Siria provoi që me një kalkulim politik t'a bllokonte edhe më tej këtë kompromis në Gjenevë- por numri i madh i vendeve deshi t'i vënte çështjes pikë.

Përderisa emblema e re përveçse në Izrael mund të shihet dhe në territoret e okupuara palestineze rrallë, Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe vulosin përditshmërinë e organizatës në të gjithe botën. Antonella Notari, zëdhënëse e Komitetit Ndërkombtar të Kryqit të Kuq: "Të tria shenjat tani e tutje do të qëndrojnë paralel. Kështu që, secili vend mund të kërkojë cilën të dojë. Për territorin e një vendi duhet vetëm një simbol. Kështu, shoqërite kombëtare- psh Kryqi i Kuq gjerman - sigurisht do të përdorin Kryqin e Kuq."

Pas së gjithash, ushtria në personel dhe në makinat sanitare do të përdorë simbolet e organizatave te Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës. Por, asnjeri prej këtyre vendeve nuk vendosi në do të favorizonte Kristalin neutral.