1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Shqipëri

Ani Ruci30 Maj 2013

BE dhe faktori ndërkombëtar duhet të flasë me gjuhë të qartë dhe pa ekuivoke. Sipas Bender-it, zgjedhjet e 23 qershorit parashikohet të kenë një rezultat shumë të ngushtë.

https://p.dw.com/p/18hLw
Kristof Bender në bisedë me gazetaren Ani RuciFotografi: DW/Ani Ruci

DW: Z. Bender, Shqipëria shkon në zgjedhje parlamentare më 23 qershor. Sa të rëndësishme janë këto zgjedhje për t'i dhënë impuls perspektivës së hyrjes së Shqipërisë në BE, e cila duket se ka mbetur në vend, pas refuzimit tre herë radhazi të kërkesës për statusin e vendit kandidat për anëtarësim?

Kristof Bender: Kur shohim perspektivën e hyrjes së Shqipërisë në BE këto zgjedhje janë të rëndësishme, do të thoja janë thelbësore, element kyç, pasi përbëjnë dy nga 12 kërkesat prioritetare që Komisioni Europian vendosi për aplikimin e Shqipërisë për këtë status: njëra është që legjislacioni shqiptar për zgjedhjet duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE-së. Kurse kërkesa e dytë është që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve europiane dhje ndërkombëtare. Kjo kërkesë, e fundit është tani kriteri kyç. Nëse kjo nuk ndodh, nëse zgjedhjet dështojnë të kryhen sipas këtyre standarteve, kjo do të thotë që nuk do të ketë status të vendit kandidat për anëtarësim në BE për Shqipërinë, kjo do të thotë që për Shqipërinë nuk do të ketë përspektivë për hapjen e negociatave.

DW: Shqipëria ka një histori zgjedhjesh të kontestuara dhe grindjesh post-zgjedhore. Ka pasur mosmarrëveshje për përbërjen e KQZ së tanishme dhe se fundi ka një krizë, ai po funksionon pa tre anëtarët e tij të emëruar nga opozita, pas dorëheqjes së tyre. A sjell shqetësim dhe rezerva e shkuara e zgjedhjeve të kontestuatra në Shqipëri dhe situata në KQZ lidhur me aftësinë e Shqipërisë për të kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet europiane dhe ato ndërkombëtare?

Kristof Bender: Po, po, në BE ka shqetësim, madje shqetësim të madh për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri. Një nga arsyet është që zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u kontestuan fuqishëm, gjë që çoi opozitën në bojkotim te Parlamentit, futjen e saj në grevë urie. Arsyeja tjetër që ngjall shqetësim është zëvendeësimi i një anëtari të KQZ, për arsye të pasqaruara nga pikpamja ligjore, gjë që çoi në dorëheqjen e tre anëtarëve të tjerë, përfaqësues të opozitës. Kjo është shumë shqetësuese sepse një KQZ i pavarur dhe legjitim është shumë i rëndësishëm në çdo vend, por sidomos në ato vende ku ka gjasa që forcat politike në garë të kenë një diferencë shumë të vogël votash nga njëra tjetra. Dhe ky mund të jetë edhe rasti i Shqipërisë në këto zgjedhje. Kjo pasi një nga funksionet kryesore të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është të vendosë për ankesat dhe apelimet. Në kushtet kur rezultati i zgjedhjeve mund të jetë tepër i ngushtë, roli i tij është vendimtar se cila do të jetë pala fituese. Prandaj ështe shumë e rëndësishme që KQZ të jetë legjitim i ndërtuar në bazë të procedurave ligjore. Dhe KQZ ashtu si ka mbetur tani nuk mund të jetë legjitim. Me tre anëtarë që janë larguar KQZ nuk mund të marrë vendime që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Por edhe pamundësinë për të marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar, është shumë e qartë se nga procedura e zëvendësimit të një anëtari për arsye që nuk janë të përcaktuara në ligj, kjo tregon se KQZ nuk gëzon legjitimitetin që duhet të ketë për të qënë e aftë të kryejë funksionet e tij kyçe për të vendosur lidhur me mosmarrëveshjet dhe ankesat për rezultatin. Me përbërjen që ka tani , KQZ nuk mund të kryejë me sukses këtë detyrë.

DW: Megjithatë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit i ofrojnë Shqipërisë shanse dhe sfida. Cili është mendimi juaj?

Kristof Bender: Shqipëria ka aplikuar 4 vjet më parë, më 2009. për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Që atëhere asgjë nuk ka ndodhur, asgjë nuk ka ecur përpara. Ndërkohë që ajo që shohim të ndodhë në këto vite të fundit është që Kroacia bëhet më 1 korrik anëtare e BE-së, Mali i Zi ka filluar negociatat që vitin e kaluar, ka një mundësi që Serbia të fillojë në fund të këtij viti negociatat. Nga ana tjetër kemi vende të tilla si Bosnjë- Herzegovina, Kosova dhe ka të ngjarë edhe Maqedonia, nëse mosmarëveshjet me Greqinë për emrin nuk zgjidhen, që nuk po lëvizin dhe po mbeten prapa. Prandaj, mendoj që momenti i tanishëm për Shqipërinë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi varet nëse Shqipëria do t'i përkasë grupit të parë apo grupit të dytë të vendeve që përmenda. Nëse zgjedhjet shkojnë mirë atëhere ka një shans që Shqipëria të bëjë pjesë në grupin e parë. Nëse jo, ajo do të bëjë pjesë në grupin e dytë dhe do ta ketë të largët perspektivën e hyrjes në BE.

DW: Ka një rënie të mbështetjes së publikut shqiptar ndaj perspektivës europiane që duket si e ngrirë?

Kristof Bender: Kjo rënie nuk është vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën Juglindore. Vetë BE, brenda tij është në vështirësi, ka sfida ekonomike dhe politike. Disa vende kanë problem shqetësuese si Maqedonia me bllokimin që i bën Greqia për shkak të emrit. Megjithatë mbështetja e opinionit publik nuk është ndonjë problem i madh. Problem i madh është se si këto mund të bëjnë progres të dukshëm dhe të vijnë pranë fillimit të negociatave të hyrjes në BE. Serbia është një shembull që tregon sesa i fuqishëm është BE në Europën Juglindore. Pra është Europa, kërkesa e BE, arsyeja që qeveria e re serbe u mor dhe menaxhoi çështjen e Kosovës, që për opinionin publik serb është një çështje e kontestuesme dhe e vështirë. E vetmja arsye që marrëvershja Serbi- Kosovë u arrit është BE dhe dëshira për të ecur përpara në procesin e integrimit europian. BE ështe shumë i fuqishëm kur angazhohet. Lidhur me Shqipërinë, BE duhe të bëjë më qartë se deri tani pritshmëritë e tij per zgjedhjet e 23 qershorit.

DW: Si mundet komuniteti ndërkombëtar të ndikojë qe Shqipëria të plotësojë keto pritshmëri? Ka një opinion, në masë të gjerë në publik dhe në rrethet e medias së pavarur që mesazhet e komunitetit ndërkombëtar deri tani kanë qënë të paqarta, të thënë me një gjuhë apo mënyrë që ka hapur shtigje për interpretime të ndryshme të të njëjtit mesazh nga politikanët dhe faktorët politikë vendas.

Kristof Bender: Të gjithë ata që në Shqipëri mendojnëse se i ashtuquajturi “ komunitet ndërkombëtar”, pra BE, OSBE, kanë përdorur një gjuhë evasive, të mjegullt është e qartë që kanë arsye. Herën e fundit, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, gjuha e përdorur nga ndërkombëtarët i lejoi të dyja palët të pretendojnë se gëzonin mbështetjen e BE dhe të OSBE-së. Mendoj që zgjedhjete 23 qershorit janë një rast i mirë për BE që të pëdorë një gjuhë më të qartë. BE ka deklaruar se prêt që këto zgjedhje të plotësojnë të gjitha standartet europiane edhe ndërkombëtare . Por edhe kjo nuk është mjaft e qartë. Ajo që është e qartë është që rezultati do të jetë shumë i ngushtë dhe duket qartë që do të ketë një ndeshje të madhe. Është e qartë gjithashtu që këto zgjedhje nuk do të jene të përsosur, pa asnjë të metë. Nuk ka zgjedhje të përsosura. Edhe në vende me demokraci të konsoliduar ka problem. Çështja është sa të mëdha janë ato. Mesazhi që duhet t'i transmetohet tani Shqipërisë është që ka disa vija të kuqe të cilat BE nuk do të lejojë të shkelen si psh. që anëtarët e KQZ nuk mund të zëvendesohen për arsye që nuk janë të specifikuara në ligjin zgjedhor dhe së dyti që numërimi i votave dhe gjykimi i ankesave, si momente kyçe të procesit zgjedhor duhet të ndjekin rregullat që parashikon legjislacioni zgjedhor. Natyrisht do të ketë mosmarrëveshje, grindje, por nëse këto parime nuk ndiqen, kjo për BE do të thotë që zgjedhjet nuk janë kryer sipas standarteve europiane dhe ndërkombëtare. Duhet bërë shumë e qartë që rregullat e parashikuara në legjislacionin zgjedhor të Shqipërisë nuk mund të shkelen. Është e rëndësishme që BE, Komisioni Europian, anëtarët e rëndësishëm të këtij Bashkimi, Parlamenti Europian të japin këtë mesazh, pra te dyja familjet e mëdha politike, të BE, konservatorët dhe social- demokratët. Dhe kjo nuk është e pamundur. BE veproi kështu me Kroacinë. Lidhur me OSBE /ODIHR-in, që do të monitorojnë zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë e dëshirueshme të përdorin një gjuhë më të qartë Psh për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, OSBE/ODIHR-i vlerësoi që “ ndërkohë që ato u kryhen në përputhje me pjesën më të madhe të standarteve të OSBE-së, zgjedhjet parlamentare të 2009-ës nuk realizuan plotësisht potencialet e Shqipërisë për të arritur standartet më të larta për zgjedhje demokratike” Çfarë do të thotë kjo? Cili vend i arrin standartet më të lartë? Asnjë vend. Cilat standarte të OSBE-së nuk u arritën? Standartet demokratike jane të përcaktuara, nuk janë as të parëndësishme, as të rëndesishme , as shumë të rëndësishme. Kjo gjuhë nuk ndihmon. Ka të ngjarë që kjo gjuhë të përdoret edhe për zgjedhjet e 23 qershorit.Çështja është cilat standarte nuk u arritën? Ajo që kemi nevojë është një qartësi më e madhe.

DW: Sa rrezik ka që këto zgjedhje të jenë përsëri të kontestuara?

Kristof Bender: Nëse zhvillimet vazhdojnë ashtu si kanë nisur me KQZ, atëherë ka të ngjarë që edhe këto zgjedhje do të jenë të kontestuara dhe pala humbëse nuk do të pranojë rezultatin. Ka një rrezik të qartë për këtë, ndërkohë që koha e zgjedhjeve afrohet. Por ende ka kohë që ligji zgjedhor të zbatohet.Nëse institucionet e BE, vendet më të rëndësishme anetare do ta bëjnë të qartë këtë. Ka mendime se BE ka një hapësirë shumë të ngushtë, të limituar për të manovruar, vepruar në këtë rast. Por në fakt nuk është kështu. Nëse kërkesat e BE bëhen të qarta, pra që Shqipëria të zbatojë ligjet që ka aprovuar vetë, procedurat kanë legjislacionin zgjedhor të miratuar vetë. Psh anëtarët e KQZ janë emëruar në nivel politik por kanë një mandat 6 vjeçar për të qënë roje të zbatimit të rregullave dhe ligjit. Është njëlloj si në Gjykatën Supreme të SHBA, që gjykatesit vërtet emërohen në nivel politik por kur janë aty shohin zbatimin e ligjit. Nëse KQZ dorëzohet para moszbatimit të ligjit, ai atëhere nuk i shërben demokracisë.

Shënim: Kristof Bender eshte N/ kryetar i European Stability Initiative - Inisiativa e Stabilitetit Europian- një institut kërkimesh dhe analizash për zhvillimet ne Europën Jug - Lindore dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, ku është përqëndruar në procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

.