1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100709 stasi überprüfung

10 Korrik 2009

Papritmas ai është sërish në mesin tonë - një diskutim në Gjermani që shfaqet me distanca të rregullta kohore: si duhet të veprojmë me ish-bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit të RDGJ-së, Shtazi?.

https://p.dw.com/p/Il60
Jan Schneider, duke punuar me dokumentat e Shtazit.
Jan Schneider, duke punuar me dokumentat e Shtazit.Fotografi: AP

Në fokus të diskutimit aktual: 17.000 ish-bashkëpuntorët e Shtazit, të cilët kanë punuar në shërbimin publik pas rrëzimit të Murit të Berlinit apo punojnë ende. Ata duhet të kontrollohen edhe njëherë, kërkojnë kritikët.


Bashkëpuntorë të Stasit apo jo, dhe a janë kontrolluar mjaft kur si gjermanolindorë u pranuan në shërbimin e shtetit gjerman, pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Në administratën e landeve të reja gjermanolindore kjo çështje është lënë pas dore, beson i ngarkuari me çështjet e Stasit në Sachsen-Anhalt dhe kërkon një kontrollim të ri. "Ky mund të jetë vetëm një tregues. Ne kemi të bëjmë me një legjislacion tjetër të akteve të Shtazit, i cili mundëson edhe kontrollimin e pozitave drejtuese. Por ky kontroll duhet bërë duke marrë parasysh diskutimin aktual," thotë Gerhard Ruden, i ngarkuari me çështjet e Shtazit në Landin Sachsen-Anhalt.

20 vjet pas kthesës janë bërë të njohura më shumë detaje për aparatin e atëhershëm të Shtazit. Disa nga 17.000 ish-bashkëpuntorët e atëhershëm të Shtazit, punojnë prej vitit 1990 për policinë e landit Brandenburg, si përshembull në sektorin e mbrojtjes së shtetit. Ministri i atjeshëm i brendshëm nuk e kupton shqetësimin aktual: "Kjo ka një gjë e njohur dhe tani bëhet skandal. Unë e kam përshtypjen se shumë vetë nuk janë marrë me përmbajtjen," sqaron ministri i brendshëm i landit të Brandenburgut, Jörg Schönbohm.

Ndërkaq deputeti socialdemokrat Stephan Hilsberg mendon se: "Që të punosh në pozitat drejtuese të Entit për Kriminalistikë në Brandenburg ndërkohë që më parë ke qenë aktiv për HVA-në, Shërbimin për botën e jashtme, në sektorin kundër rezistencave dhe opozitarëve, kjo nuk shkon bashkë." - thotë socialdemokrati Hilsberg.

Në të vërtetë as kritikët nuk duan që të nxjerrin thjeshtë nga puna të gjithë ish-bashkëpuntorët e Shtazit. Cila ka qenë detyra e tyre, në çfarë pozitash punojnë sot - kush ka punuar më herët për një sistem të padrejtë duhet të sillet sot në mënyrë korrekte.

Autor : Axel Mänz / Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama