1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritika ndaj stilit drejtues të Merkelit

12 Janar 2010

"Handelsblatt": Ajo që kancelarja e quan përtëritje të partisë, është për kritikët e saj shitja përfundimtare e vlerave.

https://p.dw.com/p/LRZ3
Merkel dhe Westerwelle - më shumë të pëbashkëta apo ndasi?
Merkel dhe Westerwelle - më shumë të pëbashkëta apo ndasi?Fotografi: DW-Montage/picture alliance/dpa

Në lidhje me kritikën e shprehur së fundi nga radhët e Partisë Kristiandemokrate ndaj stilit të qeverisjes të Angela Merkelit, gazeta "Frankfurter Allgemeine" komenton: "Akuza për mungesë profili, që po i bëhet nga radhët e veta të fundit, është në fund të fundit sekreti i suksesit të saj. (…) Pakënaqësia e të eturve pas profilit në Bashkimin Kristiandemokrat-Kristiansocial (CDU/CSU), profili i të cilëve mbaron shpesh vetëm me parrulla, do të shuhet nëse qeveriset mirë dhe shifrat janë siç duhet. Por tek kjo kancelarja nuk ka ndikim. Merkel është njeri i rezultateve. Nuk është njeriu që ndërhyn nga lart, por që ruan pushtetin. Ndoshta si kancelare e koalicionit të gjerë, të atij gjerman, ajo kishte mbërritur në majë. Të arrish të bësh papritur të mundur me partnerin e parapëlqyer, që në fakt nuk është i tillë, atë që në fakt nuk është e mundur, kjo është sfida më e madhe."

Ndërsa "Handelsblatt", që botohet në Dyseldorf, komenton: "Ajo që kancelarja e quan përtëritje të partisë, është për kritikët e saj shitja përfundimtare e vlerave. Ajo me të cilën synohet të arrihen shtresa të reja zgjedhësish rrezikon të largojë prej frikësimit elektoratin e përhershëm. Për këtë tërheqin vëmendjen tani në një letër të hapur katër politikanë në rrafsh landi. Për ta është çështje patriotizmi, familjeje, mbrojtjeje jete. Për Merkelin kjo gjendje është më shumë sesa e pakëndshme. Ajo sapo donte të siguronte më shumë unitet në radhët e qeverisë, me anë të një bisede me dy kryetarët e partive, Kristiansociale dhe Liberale (CSU dhe FDP). Dhe ja se ku e ka tani debatin e brendshëm në lidhje me udhëheqjen."

Autor: dpa / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani