1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

16/10/08 Krise Radsport

Stefan Nestler17 Tetor 2008

Për shkak të skandaleve të shumta me doping, televizionet publike në Gjermani kanë vendosur të mos transmetojnë garën më të madhe çikliste, Tour de France.

https://p.dw.com/p/Fbwu

Çiklizmi profesionist gjendet në një humnerë, të cilën e ka hapur vet, të paktën në Gjermani. Kjo për shkak të manipulimeve të shumta të protagonistëve kryesorë, të cilët e kanë futur sportin në batak dhe kanë humbur tërësisht besueshmërinë dhe funksionin e idolëve, duke mos pasur kujdes as për shëndetin e tyre.

Lista e heronjve të rënë po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Të fundit ishin gjermani Stefan Schumacher dhe austriaku Bernhard Kohl, të cilët dëshmojnë se e kanë humbur konceptin e pastërtisë personale. Të dy ata garonin për ekipin Gerolsteiner, ku shefi Hans-Michael Holczer angzhohej më shumë se gjithë të tjerët për një sport të pastër. Holczer është i zhgënjyer, mendon se ka kapitulluar para energjisë kriminele.

Mundësia e vetme që i ka mbetur ishte tërheqja e plotë nga ky sport. Kështu bënë edhe televizionet publike, të cilët vendosën të mos transmetojnë garën Tour de France. Vendimi nuk të befason fare, sepse presioni politik bëhej gjithënjë e më i madh, ndërkohë që edhe kuotat e shikueshmërisë po bien gjithnjë e më shumë. Me largimin e tij nga televizionet, çiklizmi në Gjermani sërish do të jetë një sport i rendit të dytë. Ka ndodhur si në domino: në qoftë se bie një gur i rrëzon të tjerët. Nuk do të ketë më raportime për këtë sport.

Pasojë logjike e zhvillimeve të fundit është edhe heqja nga kalendari e garës Turi Gjerman 2009. Guri i vetëm që ka mbetur në këmbë në Gjermani është ekipi gjerman Milram, dhe disa gara më pak të rëndësishme në Gjermani. Paratë do t'i zvogëlohen natyrisht edhe çiklistëve amatorë, ku ka më së paku fajtorë. A thua dikush nga fëmijët do të identifikohet edhe në të ardhmen me zotërinjtë Schumacher dhe Kohl?