Kriza në tregjet e financave

Në shtypin gjerman të së martës komentohet kriza në tregjet e financave dhe plani i shpëtimit i shpallur nga qeveria e SHBA për stabilizmin e tregut me një fond prej 700 miliardë dollarësh.

E përditshmja "Mitteldeutsche Zeitung" nënvizon: "Qeveria gjermane dhe vendet e tejra të grupit G-7 i kthyen kurrizin ministrit të financave të SHBA Henry Paulson. Dhe me të drejtë. Përse duhet që tani ato të marrin pjesë në fondin e shpëtimit me shuma miliardash, në një kohë që në radhë të parë ky fond ka për qëllim të zgjidhë problemet e bankave amerikane? Gjermania dhe vendet e tjera të grupit G-7 kanë bërë shumë për ta mbrojtur sektorin e financave dhe të ekonomisë. Bankat emetuese kanë hedhur miliarda në treg, tatimpaguesit duhet të derdhin gjithashtu para në arkë dhe pasojat e koniukturës as tani nuk mund të parashikohen. Kushdo ka interes që të mbështesë rimëkëmbjen e ekonomisë së SHBA. Por ka edhe kufij."

Gazeta "Nürnberger Nachrichten" komenton: Endrra amerikane tani për tani është shndërruar në zgjëndër. Ata që e vuajnë këtë janë qytetarët e SHBA: Paketa e shpëtimit i rrit borxhet gjithësesi të larta të vendit në një masë të rrezikshme. Për financimin e tyre do të vuajnë pikërisht ata që nuk i përkasin rangut të pasanikëve, këta janë punëtorët e thjeshtë dhe taksapaguesit. Humnera në shoqërinë amerikane rrëzikon të pësojë një çarje edhe më të thellë, pavarësisht korrekturave sociale në planin e shpëtimit për të cilat tërheq vëmendjen Barack Obama."

"Westdeutsche Zeitung" shkruan: "Për të gjitha dhe për këdo ka ligje, vetëm bota e financave deri më sot për habi ka qenë e parregulluar. Kjo duhet të ndryshojë. Në të ardhmen bankat duhet t´i mbulojnë me më shumë kapital të vetin rreziqe të caktuara. Në këtë drejtim ato duhet të jenë më të kujdesshme me trasnaksionet e diskutueshme te letrave me vlerë për blerjet në avancë. Bashkimi Evropian më në fund do të vendosë një ligj për të pasur nën kontroll agjencitë e bonitetit. Këto kanë reguar shumë me vonesë ndaj rreziqeve të krizës aktuale. Deri më sot vendet anglo-saksone kanë rezistuar ndaj këytre rregullave. Por tani BE-ja duhet të mos i shpëtojë rasti për t´i realizuar në nivel ndërkombëtar planet e veta. Nëse arrihet kjo atëherë së paku kriza në tregjet e financave do të ketë edhe një efekt pozitiv."

Më shumë për këtë temë

Na ndiqni!