1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza po ndjehet - Samiti i BE-së në Bruksel

20 Mars 2009

Në Bruksel filloi dje (19.03) punimet samiti pranveror i Bashkimi Evropian. 27 kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të BE-së diskutojnë dy ditë në Bruksel për hapat e metejshëm kundër krizës ekonomike.

https://p.dw.com/p/HFrP
Merkel, Sarkozy dhe BarrosoFotografi: AP

Gjatë takimit dy ditor krerët e shteteve anëtare të BE-së shpresojnë të bien dakord për një qëndrim të përbashkët, me të cilin do të paraqiten në takimin e G20-ës. Kancelarja gjermane Angela Merkel me të arritur në Bruksel tha se 'nga ky samit do të përcjellë një sinjal uniteti'. Vendet e BE-së ndryshe nga SHBA-ja nuk duan të miratojnë paketa të reja ndihme për ekonomitë e tyre. Prandaj disa prej tyre hodhën poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjerimin e paketës me ndihma koniunkturore. BE-ja do të shpenzojë 400 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike gjatë dy viteve të fundit. SHBA-të thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme.


"Ne kemi bërë atë më të nevojshmen", tha kryeministri i Luksemburgut dhe presidenti i Eurozonës,

Jean-Claude Juncker. Ndërkaq kryeministri i Hollandës, Jan Peter Balkenende, tha se: "Evropa nuk mund të krahasohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

EU Gipfel in Brüssel Sozialgipfel
Kryeministri çek Topolanek dhe presidenti i Komisionit Evropian BarrosoFotografi: picture-alliance/ dpa

Në letrën e tij të ashtuquajtur pastorale drejtuar kryetarëve të shteteve dhe qeverive të tjera kryeministri çek Mirek Topolanek flet për recesionin më të thellë prej dhjetëvjeçarësh si sfond të kësaj konference. Presidenti i komisionit, José Manuel Barroso, e përshkruan gjendjen gjithashtu të errët, por ashtu si Toponanek ai sheh megjithatë shkak për optimizëm.

"Kriza prek ndërkohë thuajse çdo familje. Pasojat ndjehen në vendin e punës, në kreditë private dhe në standartin e jetesës. Kriza nis të të dhëmbë. Por ne veprojmë, për të ndihmuar dhe për krijuar sërish besimin.“

Qeveritë e shteteve anëtare dhe komisioni nuk permendin vetëm shpëtimin e përbashkët të bankave, por edhe programet koniunkturore kombëtare, që vendosi samiti i fundit në mbyllje të vitit, që shkoi. Ministri i jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier tha të hënën e kaluar (16.03) në Bruksel.

"Përsa u përket impulseve koniunkturore ne jemi mbi tre përqindëshin produktit të brendshëm bruto. Ata janë vënë tashmë në rrugë përmes vendimeve të shteteve anëtare. Kjo i kapërcen objektivat evropiane të dhjetorit të kaluar. Ne nuk jemi akoma të një mendjeje për paketën koniunkturore, që është paraqitur nga komisioni.“

Ai prek më këtë pikën ndoshta më të dobët të samitit. Krahas programeve nacionale edhe komisioni ka propozuar një program të BE-së, të financuar nga buxhetet e BE-së. Me këtë ai do të mbështesë në rradhë të parë projektet për energjinë, ambjentin dhe telekomunikacionin. Krahasuar me masat kombëtare të pesë miliardë eurot e komisionit janë shumë pak. Shumë qeveri gjejnë të meta si në financimin ashtu edhe në listën e projekteve

25.01.2009 DW-TV Journal Interview Steinmeier
Ministri i jashtëm gjerman Steinmeier

Në përgjithësi ministri i jashtëm Steinmeier vlerëson se BE është në rrugën e duhur, edhe përsa i përket samitit botëror financiar në fillim të prillit në Londër. Ai thotë.

"Ne gjejmë shumë mbështetje edhe në anën tjetër të Atlantikut, në ato që shohim si mësime të domosdoshme për të dalë nga kriza e tregjeve ndërkombëtare financiare."

Por programet e tjera koniunkturore, për të cilat bën thirrje Presidenti amerikan Barack Obama BE i refuzon për momentin.

Një ngacmim të vogël për presidencën paraardhëse franceze të Këshillit të BE-së ministri çek për Evropën Alexandr Vondra nuk e përmbajti dot. Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy kishte lënë më parë të kuptohej se i mban çekët për pasardhës më pak të aftë. Gëzimi, që nuk doli kështu Vondrës i lexohej në fytyrë:

"Ka dyshime për presidencën çeke të këshillit, që do të thotë ka patur më parë tani jo më. Një shembull Këshilli i ministrave të ekonomisë dhe financave ka rënë dakord për uljen e kuotave të tatimit të vlerës së shtuar në sektorë të caktuar. Presidenca franceze e këshillit qe në këtë pikë e pasuksesshme, presidencat e tjera të mëparshme gjithashtu. Ministri cek i financave mund ta arrinte këtë marrëveshje politike.“

Nga pallati Elysée nuk ka ende ndonjë reagim për këtë


Autor: Christoff Hasselbach