1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kroacia me president të ri - Josipoviq fiton balotazhin presidencial

10 Janar 2010

Të dielën në Kroaci u zgjodh presidenti i ri - Socialdemokrati Ivo Josipoviq në bazë të rezultateve paraprake është fituesi i balotazhit presidencial në Kroaci.

https://p.dw.com/p/LQ5C
Socialdemokrati Ivo JosipoviqFotografi: AP

Në bazë të rezultateteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, socialdemokrati Josipoviq ka fituar 60,29% të votave. Po sipas KQZ-së për kryebashkiakun e Zagrebit Bandiq kanë votuar rreth 39,71% e elektoratit. Presidenti në largim nga posti Stipe Mesiq, sipas kushtetutës nuk mund të kanditonte për një mandat të tretë 

Präsidentschaftswahl Kroatien
Milan Bandiq, kryebashkiaku i ZagrebitFotografi: AP

Socialdemokrati në opozitë Ivo Josipoviq ishte favoriti kryesor në balotazh kundrejt Milan Bandiq, prej shumë vjetësh kryebashkiak në kryeqytet. Josipoviq përfaqëson spektrin e majtë politik, ndërsa Bandiq mbështetet nga kisha e fuqishme katolike dhe nga kampi konservator nacionalist.  Interesi i 4,5 milionë qytetarëve me të drejtë vote në raundin e parë ishte i pakët. Në balotazh iu përgjigjën thirrjes për votë vetëm rreth 50,28 % e zgjedhësve, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Josipoviq fitoi qartë votimin në raundin e parë kundrejt rivalit  Bandiq, ndërsa përfaqësuesi i partisë HDZ në pushtet, Andrija Hebrang, si kandidati i tretë u skualifikua.

Josipoviq do të luftojë korrupsionin galopant në vend. Ai do t' u kundërvihet ndërmarrjeve të dyshimta, të cilat gjatë luftës (1991-1995) përmes bizneseve të vrullshme në vendin e varfër u pasuruan në mënyrë të paimagjinueshme.  Bandiq do të krijojë një  lëvizje masive pa parti nën udhëheqjen e tij. Ai do në radhë të parë të mbështesë kroatët nacionalistë në diasporë në Bosnje-Hercegovinën fqinjë, të cilët gjithashtu lejohen të votojnë.

Grupi privat kroat i monitorimit të zgjedhjeve,  GONG e vlerësoi rjedhën e votimeve të qetë dhe pa incidente. Megjithatë ka pasur një sërë ankesash. Kisha katolike u ka shpërndarë vizitorëve të meshës së të dielës fletushka me rekomandim për zgjedhjet.  Edhe priftërinjtë kanë bërë fushatë për njërin prej kandidatëve.

dpa/dw-nr/vfb