1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania - Historia ime: Kroacia

Zoran Arbutina / Aida Cama13 Tetor 2012

Kroatët janë grupi i migrantëve që jetojnë relativisht prej kohësh në Gjermani. Ata përpiqen të ruajnë identitetin e tyre kombëtar, megjithatë brezi i ri flet ndërkohë më mirë gjermanisht se sa kroatisht.

https://p.dw.com/p/163J9
--- DW-Grafik: Peter Steinmetz

"Unë i jam përshtatur stilit gjerman, por kam mbetur në zemër kroat," thotë Robert Buljat duke qeshur. 36-vjeçari ka lindur në Gjermani, ku jeton edhe sot, por njëmbëdhjetë vitet e para të jetës së tij i ka kaluar tek gjyshja në Kroaci. Pas marrëveshjes së 1968-tës për marrjen e forcave të huaja punëtore në Gjermani nga Jugosllavia e atëhershme, prindërit e tij erdhën me dy valixhe në Republikën Federale të Gjermanisë. Ata nuk dinin gjermanisht, por ishin të shkathët dhe pas pak kohësh hapën një lokal ballkanez në Ludwigshafen pranë Bodensee, një nga të parët që u hapën në Gjermani. Lokali eci mirë dhe prindërit kishin aq shumë punë saqë e nisën të birin "në shtëpi", tek gjyshërit.

Die "kleinen" Schüler und ihre Lehrerin Frau Mikulic, Foto: Volzana Anders, Zulieferer: Snježana Kobešćak, eingepflegt: November 2009
Shkollë kroate në GjermaniFotografi: DW

Kjo ishte një gjë e zakonshme për punëtorët kroatë që kishin ardhur si Gastarbeiter në Gjermani. Ata e konsideronin veten si "punëtorë emigrantë të përkohëshëm" dhe donin vetëm të fitonin për ca kohë para jashtë atdheut dhe të ktheheshin. Por prindërit e Robert Buljatit e zgjatën qendrimin e tyre në Gjermani. Kur djali u bë njëmbëdhjetë vjeç, prindërit u vendosën në Bon dhe e kuptuan se "e përkohshmja" ishte bërë e "përhershme". Robert shkoi në shkollë në Bon dhe studioi inxhinieri elektronike.

I kënaqur me Gjermaninë

Identiteti i dyfishtë, si ai që ka Buljati, është shumë i përhapur mes kroatëve në Gjermani, shpjegon sociologia nga Berlini, Inga Stampfer. Për të bërë një studim mbi shkallën e integrimit të kroatëve në Gjermani ajo ka marrë në pyetje migrantë nga ky grup. "Më shumë se 80 përqind e të pyeturve ndihen të pranuar shumë mirë në Gjermani dhe 60 përqind janë të kënaqur me situatën e jetës," thotë sociologia.

"Megjithëse 13 përqind e të pyeturve kanë edhe nënshtetësinë gjermane, vetëm dy përqind thanë gjatë sondazhit se e ndiejnë veten gjermanë," thotë Stampfer. Rezultati i nxjerrë prej saj është "Ata i janë përafruar në shumë pika shoqërisë gjermane, por nuk e kanë humbur identitetin e tyre kroat".

Megjithatë ekzistojnë ndryshime: ndërkohë që brezi i parë i punëtorëve emigrantë e vlerësonte me prioritet identitetin kroat, brezi i dytë dhe për më tepër ai i treti e shikojnë identitetin kroat të barazvlefshëm me identitetin gjerman. Edhe për Robert Buljatin kjo është e vetëkuptueshme: "Gjuha ime e nënës është kroatishtja, por në gjermanisht mund të shprehem më mirë," thotë ai.

Platformë e përbashkët komunikimi

Këtë fenomen e njeh mirë edhe Adolf Polegubic. Ai është kryeredaktor i revistës "Ziva zajednica" ("Komuna e gjallë") që del në Franfkurt. Kjo revistë kishtare është themeluar para 30 vjetësh me synimin për të informuar besimtarët e Kishës Katolike Kroate në Gjermani. "Prej kohësh komunitetet katolike kroate janë kthyer në qendra kulturore kroate," - shpjegon Polegubic. "Ato janë aktive në fushën e fesë, por edhe për kulturën dhe gjuhën kroate."

Por, studimi i sociologes Inga Stampfer ka treguar se "kroatët janë një grup shumë heterogjen". Prandaj revista "Ziva zajednica", përpiqet të kthehet në platformë të përbashkët komunikimi, në medium për këmbimet në jetën shoqërore. Një pjesë e revistës botohet në gjuhën gjermane: "Ne duam t’i arrijmë të gjithë brezat, por kemi vënë re se nuk e arrijmë dot këtë vetëm nëpërmjet gjuhës kroate, sepse brezi i ri kupton më mirë gjermanisht se sa kroatisht," shpjegon kryeredaktori Polegubic.

Kroatët shihen në Gjermani kryesisht si një grup që nuk bie në sy dhe si grup që është integruar mirë. Një pjesë, vazhdon njëkohësisht të ruajë identitetin e dyfishtë. Sipas vlerësimeve, në Gjermani jetojnë 350.000 vetë që kanë rrënjë kroate. Ata kanë kaluar mesatarisht 30 vjet në Gjermani, dhe bëjnë pjesë tek migrantët me kohën më të gjatë të qëndrimit. Megjithatë 225.000 prej tyre kanë pasaportë kroate. Kjo përputhet edhe me përfundimin e nxjerrë nga studimi i Inga Stampfer-it: "Kroatët tregojnë se nuk janë patjetër të asimiluar, por janë shumë mirë të integruar."

Symbolbild Deutschland Kroatien Flagge Fahne (l-r) Die deutsche, - und die kroatische Flagge wehen am 29.02.1996 vor der Kaserne von Benkovac in der Kraina. Die Kaserne, die weiterhin von der kroatischen Armee genutzt wird, steht dem deutschen Ifor-Pionierbataillon zur Verfügung.
Fotografi: picture alliance / Stephanie Pilick

Identitet i dyfishtë

Edhe Robert Buljat jeton prej 25 vjetësh në Gjermani dhe ka pasaportë kroate, të cilën nuk e ka dorëzuar asnjëherë: "Unë nuk doja kurrë të hiqja dorë nga pasaporta kroate, as e kam menda kurrë. Nuk kam pasur asnjëherë nevojë". Pas shkollës ai ka punuar 13 vjet si inxhinier elektronike. Por gjatë gjithë kohës shikonte një ëndërr tjetër: "Të gjithë ata që më njohin e dinë se kjo nuk është për mua. Unë isha 13 apo 14 vjeç kur shpreha dëshirën të hapja një restaurant timin. Dhe kjo dëshirë nuk ka ndryshuar deri tani". Në realizimin e planeve të tij pasaporta kroate nuk ishte pengesë. Një bankë, e cila nuk jep zakonisht para për gastronominë, e vlerësoi idenë e tij dhe i dha kredi, sikur do të blinte një makinë.

Kjo ide biznesi nuk ka të bëjë as me Kroacinë as me Gjermaninë. Robert Buljat është i bindur se ka kaluar koha e "Grillit ballkanez", dhe hapi një restaurant spanjoll. Ndërkohë restauranti i tij është i mbushur, pa rezervim nuk gjend vend. Robert Buljan nuk mendon se është kontradiktore që një kroato- gjerman të drejtojë një restorant spanjoll. Ai është shumë i vetëdijshëm për identitetin e dyfishtë, pjesa tjetër është koncept biznesi, një qëndrim modern.

Kroatë të sukseshëm në Gjermani

Ivan Djikic, onkolog

Ivan Djikic nga Kroacia

Marica Bodrožić, shkrimtare

[No title]

Josip Juratovic

[No title]