1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryebashkiaku i Gdanskut përcillet në banesën e fundit

19 Janar 2019

Dhjetëra mijëra polakë i dhanë lamtumirën kryetarit të bashkisë të Gdanskut, Pawel Adamowicz të shtunën, i vrarë para pak ditësh. Polakët e shohin vrasjen si pasojë të një atmosfere të ndezur politike në vend.

https://p.dw.com/p/3BpvU
Polen Danzig Beisetzung Pawel Adamowicz, Bürgermeister | Übertragung
Fotografi: Getty Images/S. Gallup

Dhjetëra mijëra polakë i dhanë lamtumirën e fundit Pawel Adamowicz, kryetarit të bashkisë së qytetit polak, Gdansk të shtunën (19.01.) Shumë vetë e ndoqën ceremoninë e përshpirtshme në ekrane publike. Mes të ftuarve në katedraken gotike në qytetin verior polak ishte edhe presidenti i vendit, Andrzej Duda, themeluesi i Solidarnostit dhe nobelisti i Paqes, Lech Walesa, si edhe kreu i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, një mik i ngushtë i kryebashkakut të vrarë dhe po ashtu si ai i lindur në Gdansk. Edhe kryeministri Mateusz Morawiecki dhe 100 kryetarë bashkie nga vendi dhe jashtë morën pjesë në ceremoninë e dhënies së lamtumirës. Nga Gjermania ishte pjesëmarrës ish-presidenti gjerman, Joachim Gauck. Kryeipeshkvi i Gdanskut, Slavoj Leszek Glodz kërkoi dhënien fund të përçarjes politike në Poloni dhe dasisë sociale. „Vendi ynë ka nevojë për harmoni në politikë". Ai e quajti vrasjen e Adamowiczit një „krim shokues."

Polen Danzig Beisetzung Pawel Adamowicz, Bürgermeister | Slawoj Leszek Glodz, Erzbischof
Kryeipeshkvi Slavoj Leszek GlodzFotografi: Reuters/Agencja Gazeta/Renata Dabrowska

Politikani liberal polak u vra të dielën e kaluar nga një polak që e cilësoi vrasjen si hakmarrje për burgosjen e tij. Një ditë më vonë kryebashkiaku 53 vjeçar u nda nga jeta për shkak të plagëve të rënda.

Polen Danzig Beisetzung Pawel Adamowicz, Bürgermeister
Fotografi: Getty Images/S. Gallup

Shumë polakë shohin tek vrasja e kryebashkiakut pasojën e një fushatë të ashpër armiqësore në internet kundër Adamowicit dhe polarizimin e fortë politik në Poloni mes partisë liberale Platforma Qytetare dhe partisë nacionaliste-konservatore, PiS, Ligj dhe Drejtësi.

 

la/qu/uh (afp, rtr, kna, ape)