1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri belg pranon humbjen në zgjedhjet parlamentare

11 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqkn

Bruksel: Kryeministri belg Guy Verhofstadt pranoi humbjen e koalicionit të tij social-liberal në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Elektorati vendosi për një shumicë tjetër nga ajo që ka qeverisur vendin në tetë vitet e kaluara, tha Verhofstadt. Sipas të dhënave të para zyrtare Partia Liberale e Verhofstadit ka arritur të sigurojë vetëm 18 mandate në parlamentin belg. Kristiandemokratët në opozitë kanë siguruar 30 nga gjithsejt 150 vendet sa ka parlamenti i vendit. Rreth 7.7 milionë belgë me të drejtë vote, ishin thirrur dje të votojnë në zgjedhjet parlamentare.