1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri Cërvenkovski fiton 46,9 % të votave në Maqedoni

Esat Ahmeti15 Prill 2004

Gëzim Ostreni i BDI-së ka siguruar 14,2% dhe Zudi Xhelili nga PDSH-së vetëm 8,3% të votave.

https://p.dw.com/p/AqvN
Kryeministri aktual i Maqedonisë Branko Cërvenkovski
Kryeministri aktual i Maqedonisë Branko CërvenkovskiFotografi: AP


Shkup: Sipas rezultateve të deritanishme kryeministri aktual Branko Cërvenkovski ka fituar qartë zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale në Maqedoni. Megjithatë sipas të dhënave zyrtare me 46,9 përqind të votave të grumbulluara ai nuk ka arritur të siguroj shumicën absolute. Në zgjedhjet e balotazhit që do të zhvillohen pas dy javësh socialdemokrati Cërvenkovski do të ndodhet përballë Sashko Kedevit nga partia nacionaliste në opozitë VMRO i cili ka arritur të fitoj 37,7 përqind të votave ndërkohë që Gëzim Ostreni i BDI-së ka siguruar 14,2% dhe Zudi Xhelili nga PDSH-së 8,3% të votave.