1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri i ri izraelit do të jetë siç duket kryeministre

Peter Philipp18 Shtator 2008

Zipi Livni, aktualisht ministre e jashtme, fitoi të mërkurën në votimin për kryesinë e partisë Kadima-Partei. Nqs do të ketë sukses me përpjekjet për arritjen e paqes nuk ka përse të ketë frikë nga zgjedhjet e reja

https://p.dw.com/p/FKWO

Rezultati i zgjedhjeve ishte shumë i ngushtë, por ai i konformi prognozat, se ministrja e jashtme e Izraelit Zipi Livni do të fitonte - edhe pse jo me dhjetë deri dymbëdhjetë, por vetëm me një përqind avantazh ndaj konkurrentit tij kryesor, ministrit të transportit Schaul Mofaz. E shprehur në shifra konkrete Livni mori 431 vota më shumë se Mofaz. E mjaftueshme për të filluar me krijimin e qeverisë, por edhe për të vështirësuar këtë detyrë dhe për ta vënë në pikëpyetje të gjithë kalimin në krye të qeverisë izraelite.

Jo pa të drejtë Izraeli krenohet se është demokracia e vërtetë në këtë rajon

Tani ai po kryen për herë të dytë një ndërrim të udhëheqjes politike, i cili nuk bazohet në zgjedhjet e përgjithshme. Kur kryeministri Ariel Scharon në janar 2006 ra në koma, përgjëgjësia për qeverisjen e vendit i kaloi zëvendësii të tij Ehud Olmert. Dhe kur presioni ndaj tij vazhdoi të rritej për gjoja afera korrupsioni, u vendos të bëhej votimi në partinë Kadima. 74.000 persona me të drejtë vote duhej të vendosnin për rrugën e metëjshme të Izraelit. Dhe vetëm pak më tepër se gjysma - 55 përqind - e shfrytëzuan këtë të drejtë.

Shkak i mjaftueshëm për partinë socialdemokrate të punës nën drejtimin e ministrit të mbrojtjes Ehud Barak, për të bërë thirrje për zgjedhje nacionale vetëm pak orë pas publikimit të rezultatit zgjedhor.

Populli duhet të vendosë

Dhe populli do të vendosë për rrugën e partisë punëtore. Edhe kjo u mungonte. Sikur të shpallen zgjedhjet e përgjithshme, atëherë ata nuk do të zhvilloheshin para marsit të vitit të ardhshëm - dhe deri atëherë Izraeli do të ishte i zhytur në fushatë zgjedhore. Një situatë, që do ngrijë çdo gjë. Sidomos përpjekjet jo fort të suksesshme për rregullimin e konfliktit me palestinezët, të cilat pengohen edhe ashtu mjaft prej faktit se në muajt e ardhshëm deri me zgjedhjen e presidentit të ri në SHBA nga Uashingtoni nuk do të pritet ndonjë impuls.

Partia Punëtore gënjen veten , nqs ëndërron të fitojë zgjedhjet

Ka shumë mundësi të ndodhë diçka krejt tjetër. Trupa e Barakut do të mbetet e dobët, partia Kadima do të dobësohet gjithashtu dhe një i tretë do të qeshë ish kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili me pjesën e mbetur nga Likur, pra me partinë që ka mbetur pas largimi nga partia Kadima ka shanse të mira për t´u kthyer në pushtet.

Se çfarë do të thotë kjo, nuk ke nevoj të mendosh shumë, Netanjahu ishte ai, që e dobësoi aq shumë marrëveshjen e Oslos, saqë ajo dështoi. Përpjekjet për paqe nuk janë në fakt gjithçka në politikën izraelite, por pa to ajo nuk është asgjë. Prandaj duhet të mbahemi te shpresa, se Livni do t´i vazhdojë bisedimet me palestinenzët dhe do të arrihet suksesi. Nqs ajo e arrin këtë, atëherë ajo mund të shpallë e qetë zgjedhjet e përgjithshme.