1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri luksemburgas, Zhan Klod Junker nderohet me Çmimin Europian, Karl

Klaus Dahman24 Maj 2006

Çmimi Karl që jepet në Ahen është një nga dekorimet më të merituara, më të njohura dhe më të vjetra të procesit të Bashkimit Europian. Ai jepet çdo vit që prej vitit 1950

https://p.dw.com/p/Aqpt
Zhan Klod Junker
Zhan Klod JunkerFotografi: AP

Zhan Klodde Junker nuk është njeri i mediave. Në ekran ai duket i pak ngrysur, flet jo shumë qartë dhe është shumë i turpshëm kur tregon për punën e tij. Që prej dhjetë vitesh ai është kryeministër i 450 mijë banorëve të Luksemburgut: "Puna që bëj, nuk më jep sot as më shumë as më pak kënaqësi nga kënaqësia që më ka dhënë ditën e parë. Të jesh kryeministër nuk është dhe aq zbavitëse. Megjithatë unë e bëj, nganjëherë me më shumë kënaqësi, nganjehëre me më pak kënaqësi, po e bëj, thotë Junker.

Ajo që e bën kristiandemokratin Junker të dashur për njerëzit e vendit të tij nuk është modestia, por është sinqeriteti, ndershmëria që janë karakteristikat kryesore të tij. Kështu për shembull, kur refuzoi në vitin 2004 të merrte postin e presidentit të Komisionit Europian, - një post që kryeministra të tjerë do e kishin patur dëshirë, ai e bëri këtë për t`i qëndruar besnik qytetarëve të vendit të tij: "Unë nuk mund të dilja në 13 qershor për t'u zgjedhur kryeministër i vendit tim dhe më 17 ose 18 të thosha: kaq ishte. Faleminderit që më zgjodhët por tani unë jam duke shkuar në Europë. Kjo nuk mund të bëhet. Kjo nuk i përgjigjet mënyrës time të të kuptuarit të politikës. Njerëzit nuk mund të gënjehen në këtë formë."

Junker është përpjekur gjithnjë të bëjë politikë si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Në vitin 1989 ai filloi punën si ministër i financave dhe punës së vendit të tij dhe pak më vonë u zgjodh guvernator i Bankës Botërore. Në këtë periudhë ai sajoi Paktin e Mastrihtit dhe ligjet e tij për bashkimin monetar europian. Në vitin 1995 ai morri postin e kryeministrit dhe njëkohësisht u zgjodh guvernator i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Që prej asaj periudhe ai ka qenë dy herë Presidenti i radhës i Bashkimit Europian. Më 1997 ai tregoi se si kryeministër i nje vendi të vogël mund t`i sigurojë sukses vendit të tij nëse ndërmjetëson me sukses midis shteteve të mëdha. Megjithatë gjatë presidencës së dytë të radhës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti atij ju desh të shihte se edhe ndërmjetësimi me diplomaci të madhe nuk ndihmon shumë për të çarë midis shteteve të mëdha. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe nuk lëvizën nga pozicionet e tyre në politikën financiare.

Por edhe në takimin e nivelit të lartë të BE-së në vitin 2005 kur bëhej fjalë për buxhetin dhe kushtetutën e Bashkimit Europian, ai nuk arriti të merrte kompromisin e duhur dhe e tregoi kështu zhgënjimin e tij: "Pas kësaj do thuhet se Europa nuk ndodhet në krizë: por unë them Europa ndodhet vërtet në krizë."

Kundër rrymës së kundërshtimit të Kushtetutës së BE-së, Junker drejtoi referendumin ne vendin e tij, pas refuzimit të marrë në Hollandë dhe Francë. Luksemburgasit votuan Europën me Po, një po e vogël por për Junker me rëndësi të madhe: "Unë dua të punoj për Europën dhe interesat e qytetarëve. Unë nuk kam kohë të luaj teatër."

Ndër të dekoruarit me çmimin Karl bëjnë pjesë ndër të tjera edhe Kancelari i parë gjerman Konrad Adenauer, ish presidenti çek, Vasllav Havel dhe ish presidenti amerikan Bill Klinton.