1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeqyteti çek Praga po rrezikohet nga grupe kriminale dhe mafioze

Christoph Scheffer4 Gusht 2004

Sulmi me granatë dore të dielën në Pragë të Çekisë në një kazino që për pronar ka një izraelit, ka nxjerrur në sipërfaqe një problem të ndrydhur kahmot. Fjala është për aktivitetin e bandave mafioze në kryeqytetin çek. 35 kazinot dhe 500 sallonet me lojra të fatit, sipas të dhënave të zyrtarëve të sigurisë, kanë kryesisht lidhje me kriminalitetin e organizuar. Atentati i së dielës në Pragë është shkaktuar si rezultat i konkurrencës së dy familjeve mafioze izraelite, të cilat edhe në Izrael dhe Gjermani luftojnë njëra tjetrën. Autori i sulmit të porositur deri më tani nuk është kapur.

https://p.dw.com/p/ArGi
Të plagosurit nga eksplodimi i së dielës në Pragë të Çekisë
Të plagosurit nga eksplodimi i së dielës në Pragë të ÇekisëFotografi: AP


Në Izrael familja Abutbul është e njohur për kazinot që ka në qytetin port Netania. Feliks Abutbul ka qëndruar për vite të tëra në burg për shkak të një rrëmbimi para se të vinte në Pragë dhe të hapte një lokal kazinoje. Si iu lejua kjo një personi që më parë ishte i dënuar me burg? Kjo pyetje i bëhet shefit të policisë çeke Jiri Kolar:

"Diçka e tillë në të vërtetë nuk është e mundur. Pyetja shtrohet nëse ky person është fshehur prapa ndonjë sipërmarrje legale. Kusht për një veprimtari bisnesi në Çeki është viza dhe regjistri që personi nuk është nën hetime në vendin prej nga vjen."

Para dy vitesh Feliks Abutbul është vrarë në Pragë para dyerve të kazinos së tij. Hetimet nuk nxorën asgjë në dritë. I biri i tij Assaf Abutbul trashëgoi bisnesin dhe kështu u bë vetë objekt i kriminelëve të paguar. Të dilën e kaluar, një i ri hodhi një bombë nën xhipin e blinduar të Asaf Abutbul-it. Ai nuk u lëndua, por për pasojë u plagosën 18 qytetarë, shumica prej tyre turistë. Aktori i veprës për të cilin dyshohet të jetë një 30 vjeçar bullgar, arriti të ikte.

Për policinë është e qartë: kryesi i vepërs është një kriminel i paguar, kurse vepra pjesë e qërimit të hesapeve midis dy klaneve mafioze izraelite. Bashkëpunëtorja e televizionit izraelit Tatjana Hofmann vetëm sa i konfirmon këto inforamcione:

"Familaj Abutbul është një nga tri familejt që i përkasin nëntokës izraelite. Këto familje merren me aktivitet mafioze dhe vrasin njëra tjetrën. Në Izrael ato janë të njohura për lokale me lojra të fatit, shpërlarjen e parasë së pistë dhe prostitucionit. Meqë policia izraelite ka vepruar ashpër kundër tyre, ato kanë zhvendosur aktivitetet e tyre jashtë vendit, në Ballkan, Rumani për shembull dhe në Republikën çeke."

Sipas të gjitha gjasave ata janë aktivë edhe në Gjermani. Një vrasje e një izraeliti që ndodhi në vjeshtën e kaluar në Podsdam ishte rezultat i çërimit të hesapeve mes bandave mafioze nga këto familje rivale.

Policia çeke po ballafaqohet me një fenomen të ri: bandat ruse, itlaiane dhe ato aziatike po veprojnë me sukses në kryeqytetin e Çekisë. Kryetari i bashkisë së Pragës ka frikë se qyteti të tyre do t´i dalë nami i keq. Praga ka 35 kazino dhe mëse 500 lokale me lojra fati, të cilat dyshoeht se janë të lidhura me kriminalitet. Qytetit megjithatë i janë lidhur duart për të vepruar thotë kryetari i Bashkisë:

"Për lejën e punës për një kazino në Çeki, komptent është Minsitria e Financave. E tëra që qyteti ka në dorë është kontrolli i higjienës dhe asgjë më shumë."

Në të ardhmën dhënia e lejës për hapjen e kazinos do të kushtëzohet me përmbushjen rigoroze të kushteve. Mirëpo, kryetari i bashkisë zoti Bem thotë se shteti nuk është i interesuar të kufizojë numrin e kazinove në Pragë:

"Nga kazinot shteti në vit arkëton 65 milionë euro. Kjo është një shumë gjigande prandaj, policia dhe shteti është i detyruar që të garantojë edhe kualitetin e këtij bisensi."