1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

141009 D Integrationsmodelle

15 Tetor 2009

Politika e integrimit dhe e azilit s'u dëgjua gjatë fushatës zgjedhore 2009. Pas tyre problematika e integrimit po del në sipërfaqe. Kjo fushë politike shkakton si asnjë tjetër diskutime dhe qëndrime polarizuese.

https://p.dw.com/p/K6sE
Një stacion autobuzi në DuisburgFotografi: AP

Tema e politikës së integrimit dhe të azilit nuk u dëgjua gjatë fushatës zgjedhore 2009. Zgjedhjet përfunduan dhe problematika e integrimit po del me forcë në sipërfaqe. Kjo fushë politike shkakton si asnjë tjetër diskutime dhe qëndrime polarizuese. mbi propozime dhe pozicione në debatin aktual.

A nevojitet një Ministri Integrimi në rrafsh kombëtar?

Qeveria e re nuk është krijuar ende, por ndërkaq po diskutohet energjikisht për pyetjen se ç'mund të bënte ajo për një integrim më të mirë të rreth 15 milionëve me sfond migrimi në Gjermani. Ministri i integrimit i landit Renani Veriore - Vestfali, kristiandemokrati Armin Laschet, mendon se do të ishte me vend një ministri integrimi në rrafsh kombëtar. Deri tani kompetencat për integrimin i ndajnë para së gjithash ministria e brendshme, e arsimit dhe ajo e familjes. Këto mund të përqendroheshin.

Bundesinnenminister Schäuble zur Integration von Muslimen in Deutschland
Ministri i brendshëm ende në detyrë Wolfgang Schaueble në një klasë përgatitore për fëmijët e migrantëve në OffenburgFotografi: AP

Kolegu i Laschet-it në parti Wolfgang Bosbach e refuzon këtë. Zëvendëskryetari i fraksionit kristiandemokrat në parlament i tha ARD-së (kanalit të parë televiziv gjerman):

"Integrimi nuk zhvillohet në fletoren zyrtare dhe as në ndërtesën e parlamentit në Berlin. Integrimi zhvillohet në jetën e vërtetë. Shumicën e kompetencave e kanë qytetet, komunat dhe landet për arsye të sovranitetit kulturor. Federata ka gjithashtu disa kompetenca, por ato nuk do të përligjnin një ministri të veçantë."

Politikania liberale e konsideruar si ministrja e ardhshme e mundshne, Sabine Leutheuser-Schnarrenberger, po ashtu nuk është përkrahëse e një ministrie të tillë. Asaj do t'i dukej e përshtatshme, sikur detyra e integrimit të merrej përsipër prej ministrisë së drejtësisë. Bosbach është i bindur që nuk do të ketë ministri federale integrimi. Ai do t'i shfrytëzojë ligjet në fuqi për të ushtruar më shumë trysni mbi imigrantët, për shembull, kur ata nuk dinë siç duhet gjermanisht.:

Integrationsprojekt für muslimische Frauen
Projekt integrimi pë r gratë muslimaneFotografi: dpa - Bildfunk

"Në bazë të ligjit ekzistues kemi mundësinë që një njeri, i cili për shkak të mungesës së njohurive gjuhësore nuk është i integrueshëm në tregun e punës dhe prandaj ka nevojë për mbështetje shtetërore, ta detyrojmë që të ndjekë një kurs gjuhe dhe integrimi. Dhe kush refuzon të marrë pjesë, duhet t'i ndiejë konsekuencat. Kjo jo si rregull fakultativ, por si rregull i detyrueshëm."

Debati aktual tregon që në çështjen e integrimit duhet të lëvizë diçka.

Sipas fjalëve të kancelares Angela Merkel, njëkohësisht kryetare e Partisë Kristiandemokrate, kjo nuk prek vetëm migrantët, por edhe banuesit e vjetër. Do të ishte një sinjal i përkryer, mendon kryetari i bashkësisë turke në Gjermani, Kenan Kolat, sikur nxënësit në Gjermani ta kishin pushim një ditë ndër festat e rëndësishme myslimane. Propozimi i tij është një provokim mediatik efikas, por hë për hë nuk ka shumë gjasa të vihet në jetë.

Autor: Heiner Kiesel/Elert Ajazaj

Redaktoi:Angjelina Verbica